Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, para të pranishmëve ka folur edhe prokurorja Drita Hajdari.

Ajo ka thënë se krimet e luftës në mesin e të cilave është edhe dhuna seksuale, është një barrë që e ngarkon shoqërinë e Kosovës.

“Pas luftës është fol me një dozë turpi, mirëpo në radhë të parë falë shoqërisë civile dhe institucioneve, dhuna seksuale doli nga errësira. Mirëpo, ende nuk ekzistojnë statistika të sakta për numrin e personave të dhunuar në Kosovë”, ka thënë Hajdari.

Hajdari ka thënë se misionet ndërkombëtare në Kosovë, UNMIK dhe EULEX kanë bërë shumë pak për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

“Ajo që e vështirësoi punën tonë ishte fakti që pas luftës neve prokurorëve vendor nuk na është lejuar që ti ndjekim këto vepra penale, kjo punë ju është besuar UNMIK e pastaj EULEX, kanë bërë shumë pak, përkundër mundësive që i kishin. Janë rreth 900 lënde që kanë mbetur dhe 2000 dosje për të zhdukurit, kjo ishte një barrë e paparë në prokurorinë e Kosovës në situatë ku nuk kishim mjaftueshëm prokuror”- u shpreh ajo.

Prokurorja shtoi se krimet e luftës nuk janë dhe nuk duhet të jenë çështje e vetëm një vendi.

“Bashkëpunimi juridik ndërkombëtar për çështjen e krimeve të luftës të kryera në Kosovë të ngritët në nivel ndërkombëtar, është koha e fundit, kemi humbur shumë kohë. Lidhur me këtë duhet të vendoset sa më shpejt. Ka kaluar shumë kohë prej luftës dhe është jashtëzakonisht vështirë me i siguruar provat dhe me i intervistu dëshmitarët për shkak se janë moshuar ose shumica prej tyre vdesin”, ka thënë Hajdari.

Ajo ka shtuar se presim përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare në situatë kur arrihet arrestimi i tyre në ndonjë shtet të ekstradohen në Kosovë e jo në Serbi, sepse vendi i kryerjes së këtyre krimeve është Kosova.

“Nevojitet një bashkëpunim për me arrit sjelljen e kriminelëve të luftës para drejtësisë, në të kundërtën për viktimat e luftës në veçanti për viktimat e dhunës seksuale nuk do të ketë as paqe e as siguri”, tha prokurorja Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA kërkon që menjëherë të nisin negociatat për Asociacionin

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka kërkuar nga…

Ukraina i përgjigjet Putinit për komentin e kthimit të ‘territoreve origjinale’

Një nga këshilltarët presidencialë të Ukrainës i është kundërpërgjigjur komenteve të Vladimir…

Nuredini: Tomor Morina s’ka nevojë për vizita në burg nga pushtetarët shqiptarë

Azbi Nuredini: Ushtari i UÇK-së Tomor Morina që mbahet ilegalisht në burg…

Kurti: Situata ekonomike është përmirësuar gjatë pesë muajve të fundit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në ceremoninë hyrëse dhe…

Zhduket një kosovar në Rumani pasi përfundon burgimin atje

Një kosovar është zhdukur në Rumani pas përfundimit të burgimit atje. Sipas…