Prokuroria Publike Speciale ka paralajmëruar se është gati për të transferuar lëndët e saj në Prokurorinë e Përgjithshme Publike. Për sot është paralajmëruar fillimi i kësaj procedure, që do të fillojë të zbatohet para skadimit të mandatit të kryeprokurores speciale, Katica Janeva. Kësaj të fundit i skandon mandati më 15 shtator. Ky operacion do të ndodhë para se në Kuvend të miratohet Ligjit për Prokurorinë Publike, pasi që partitë politike ende nuk kanë arritur marrëveshjen, njofton INA. Transferimit iu dha dritë jeshile, pas letrës që kryeprokurorja speciale Katica Janeva e dërgoi nga Shutka në adresë të Prokurorisë së Përgjithshme për transferimin e lëndëve. Prokurori i përgjithshëm, Lubomir Joveski theksoi se janë kryer të gjitha procedurat e nevojshme për realizimin e operacionit të transferimit. Sot çdo prokuror special do të firmos lëndët e tij, ato që janë në hetime dhe parahetime, si dhe të njejtat duhet ti arkivojë. Por transferi do të jetë vetëm formal, dhe jo fizik, pasi që lëndët do të ngelen në Prokurorinë Speciale, dhe se hapësirat e saj do të mbeten në pronësi të Prokurorisë së Përgjithshme Publike. Por ajo që nuk dihet është se cilët prokurorë do të udhëheqin ato lëndë dhe se a do të mbeten të njejtit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…