Prokuroria për Krimin e Organizuar, do të vijojë hetimet e nisura dje në Administratën e Policisë Financiare.

Nga Prokuroria thonë se bëhej fjalë për dokumentacion të gjerë dhe se në hetim janë përfshirë disa punonjës të Administratës, por për momentin nuk ka informacione nëse në mesin e tyre është edhe drejtori Arafat Muaremi.

Hetimi sipas Prokurorisë për Krimin e Organizuar vjen pas kallëzimit të një grupi qytetarësh.

Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Administrata për kërkimin.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hyrë dje në Drejtorinë për Policinë Financiare, me drejtorin Arafat Muaremi në procedurë para-hetimore, konfirmoi prokurorja Vilma Ruskovska.

Ajo nuk tregon detaje që po kërkojnë konkretisht hetuesit e Prokurorisë, thotë se urdhërin e ka dhënë pas kallëzimit të një grupi qytetarësh ndaj drejtorit.

Policia Financiare është një nga dy autoritetet kyçe për zbulimin e krimit financiar dhe korrupsionit, përveç Departamentit për Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Si u ‘fshinë’ Nikolai Patrushev dhe Sergei Shoigu nga rrethi i ngushtë i Vladimir Putinit?

Edhe pse prej muajsh ka pasur zëra për një tronditje në krye…

Aksidenti tragjik, Qeveria shpalli tre ditë zie

Qeveria në seancën e sotme ka marrë vendim që në Republikën e…

Sulm terrorist në Francë

Një person ka goditur një xhami në pjesën lindore të Francës, ndërsa…

Ministri Murati publikon borxhet e 10 komunave, prinë Gjilani me 10.45 milionë euro

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka publikuar borxhet e…

Në Çeki nis operacioni i pastrimit, pas tornados

Ushtarë dhe zjarrfikës kanë nisur pastrimin e rrënojave, që kanë mbetur pas…