Dhjetë ditë para shpërndarjes së Kuvendit, pushteti dhe opozita nuk mund të arrijnë marrëveshje për Ligjin e Prokurorisë Publike. VMRO-DPMNE-ja nuk ka ndërmend të dorëzojë amendamente. Përkundrazi, kreu opozitar Hristian Mickoski e ftoi Ministrinë e Drejtësisë t’i shndërroj në amendamente të gjitha vërejtjet e marra nga ekspertët në debatin publik. Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska për Alsat pohon që ekipi juridik rreth Mickoskit e sjellë liderin opozitar në situatë të palakmueshme.

Mickoski si inxhinier nuk është i obliguar të dijë, por juristët e tij duhet t’ia sqarojnë se është katastrofë juridike nëse vendosen të gjitha vërejtjet e ekspertëve, prej të cilave, disa janë kundërthënëse mes vete”-tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.

Edhe krahas rekomandimeve të komunitetit ndërkombëtar për rëndësinë e Ligjit, opozita mbetet në qëndrimin se, nëse nuk pranohen vërejtjet, më mirë është që Ligji fare të mos miratohet.

Të kërkosh një ligj ku përveç departamentit aktual për krimin dhe korrupsionin, ku do të shtohet vetëm një fjalë dhe do të jetë e njëjta, dhe ku të gjithë ata të PSP-së do të vendosen brenda, përfundimisht është nebuloze. Më pas të ketë buxhet financiar disa herë më të madh se pjesa tjetër e stafit të prokurorisë. Çfarë mesazhi dërgojmë sa i përket sundimit të  së drejtës dhe shtetit ligjor? Nëse kjo duhet të jetë pikë referimi se si duhet të zhvillohet shteti, atëherë është më mirë të mos e sjellim këtë zgjidhje ligjore ”-pohoi Igor Janushev, sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Të hënën grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të partive parlamentare dhe ekspertëve do të duhet ta harmonizojë versionin e projektligjit, i cili më vonë formalisht do të miratohet në Kuvend. Harmonizimi është i domosdoshëm sepse Ligji miratohet nga shumica prej dy të tretave. Ministrja Deskoska fillimisht u bëri thirrje palëve që të dorëzojnë amendamente deri të shtunën në mesditë, por disa parti kërkuan shtyrje për shkak të angazhimeve. Deri më tani, për Alsat vetëm Aleanca për Shqiptarët ka konfirmuar se ka paraqitur tetë amendamente përmes postës elektronike./ALSAT

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…