Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike Gostivar ka kryer inspektim në vendin e një shtëpie familjare në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar, ku mbrëmë është gjetur i pajetë trupi i një 28-vjeçari me plagë nga armë zjarri në kokë, transmeton Tetova Sot

“Gjatë inspektimit në vendngjarje janë gjetur gjurmë, si dhe një armë – pistoletë, e cila do të jetë objekt ekspertimi. Me urdhër të prokurorit publik janë siguruar video incizime nga kamerat e objekteve lokale”, thanë nga Prokuroria.

I ndjeri është dërguar në qendrën emergjente në Gostivar nga babai i tij, ku është konstatuar vdekja. Në trupin e të ndjerit do të bëhet autopsi.

Janë ndërmarrë veprime të tjera nga të cilat priten rezultate për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Rastin e vrasjes mbrëmë e konfirmuan për TS edhe nga SPB Tetovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Më 2 shkurt nga ora 14:00 mbahet aktgjykim i Apelit ndaj Gucatit dhe Haradinajt

Më 2 shkurt, Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen…

Pritet vendimi për negociatat, Rama nga Brukseli: Nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari

Përpara nisjes së samitit 2-ditor të Brukselit ku është i ftuar të…

Vritet një polic në Maqedoninë e Veriut

Sot në ora 02:30 Ndihma e Shpejtë ka pranuar thirrje për intervenim…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…

Flamuri kombëtar qëndron në tokë para Medreses (FOTO LAJM)

Respektimi i simboleve kombëtare është obligim i të gjithë personave fizik por…