Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka njoftuar se me urdhër të prokurorit të shtetit janë arrestuar dy persona të dyshuar – mjekë të spitalit në Vushtrri, me iniciale E.S., dhe A.L., me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, dhe brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarit”, thuhet në njoftim.

Njëherit, prokurori i Shtetit njofton opinionin se ka urdhëruar policinë që të arrestojë edhe të dyshuarin – mjek të spitalit në Vushtrri, me iniciale I.Z., me dyshimin se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe posa të arrestohet, ndaj të njëjtit do të lëshohet vendimi për ndalim prej 48 orësh.

Po ashtu edhe për këtë të dyshuar do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së sigurisë./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Një aeroplan izraelit zbarkoi në Turqi për herë të parë pas 10 vjetësh

Aeroplan i linjës ajrore izraelite El Al zbarkoi sot në Turqi për…

FMN ndau 175, 5 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Fondi Momentar Ndërkombëtar i ka ndarë Maqedonisë së veriut 176.5 miljon euro…

Dorëzohet në polici personi i cili dyshohet se vrau me thikë 22-vjeçarin

Është vet-dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se qëlloi me thikë…

I riu dyshohet për tentim vrasje, Prokuroria me detaje rreth plagosjes në kazino të Tetovës

Prokuroria e Tetovës kërkon paraburgim shtëpiak për një 19-vjeçar i cili dyshohet…

Zaev para largimit nga pozita e udhëheqësit në LSDM

Ish-kryetari i komunës së Strumicës erdhi në krye të partisë së tij…