Prokuroria Themelore në Prishtinë bën të ditur se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”. 

Prokuroria njofton se rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

“Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, bashkë me njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast kanë ndërmarrë veprimet hetimore, si dhe në vendin e ngjarjes është sekuestruar sëpata me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion trupi i pajetë.

Aktualisht, nga hetimet fillestare nuk dihet motivi i kryerjes së këtij akti, derisa Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të ushtrojë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, si dhe në koordinim me policinë do të vazhdojë ndërmarrja e veprimeve hetimore për t’i sqaruar në plotëni rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Situatë kaotike në Bruksel, gaz lotsjellës e topa uji – policia shpërndan turmën që ishin mbledhur për të kundërshtuar masat anti-COVID

Policia belge ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë…

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ashpër Goran Rakiqit: STOP

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pas aksionit të Policisë…

Ende nuk dihet se kur do të nisë rigjykimi për “Titanik 3”, apeli pranoi ankesat e Alimit dhe Gurit

Edhe pas pushimit kolektiv të gjykatës që përfundoi këtë javë, nuk dihet…

Presidenti i Perusë, Pedro Castillo, pas shkarkimit u zëvendësua nga Dina Boluarte

Peruja ka një presidente femër për herë të parë, pasi ish-presidenti Pedro…

Ushtria ukrainase rrëzon një raketë të shkrepur nga aeroplani bjellorus në drejtim të Kievit

Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka rrëzuar një raketë ruse, që u…