Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetim në lidhje me rastin e videos ku pretendohet që Asim Musa, tashmë zv/ministër në dorëheqje, në spital shtetëror kryen ndërhyrje kirurgjikale kundrejt ryshfetit.

Nga Prokuroria thonë se nën suazat e procedurës para hetimore do të kërkohet ndihmë ndërkombëtare me qëllim që të sigurohen pamjet origjinale që tregojnë zv/ministrin duke marrë 50 euro. Nga qendra për shtyp e Prokurorisë theksojnë që së shpejti do të merret edhe deklarata e vetë Asim Musës.

Në videon e publikuar nga Top Channel ai shihet duke marrë 50 euro, siç thotë gazetari, në këmbim të organizimit të një operacioni ndaj një pacienti nga Shqipëria.

Ndryshe, zëvendës ministri Musa gjatë ditës së sotme dha dorëheqje dhe tha se video e publikuar ishte një kurth dhe propagandë mediatike kundër tij dhe se video është keqinterpretuare./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…