Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë edhe sot janë duke vazhduar aksionin lidhur me sekuestrimin e objekteve të ndërtimit në  Brezovicë –  Zona e II-të, e Parkut Kombëtar “Sharri”.

“Raportet e pranuara lidhur me këtë rast nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë dhe nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Departamenti për Menaxhim i AMMK-së, vërtetojnë se në këtë zonë, janë të ndërtuara rreth njëqind (100) objekte në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” nr.04/L-087 si dhe Planin Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri” të aprovuar nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme janë sekuestruar edhe mbi 50 objekte tjera në Brezovicë, në mesin e tyre dhe një hotel.

Këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” si dhe Planin Hapësinor për Pakun Kombëtar “Sharri”.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku në një prononcim për Telegrafin tregoi se pronarët e të gjitha objekteve të sekuestruara përkohësisht janë shqiptarë.

“Deri më tani janë sekuestruar afër 50 objekte, por operacioni është duke vazhduar, dhe pretendojmë që të sekuestrojmë gjatë ditës së sotme diku 70 objekte. Një hotel ISKOS e kemi sekuestruar. Pronarët e objekteve të gjithë janë shqiptarë. Operacioni do të vazhdoj dhe disa minuta, pasi dhe zyrtarët e kanë të vështirë punën e tyre. Operacioni do të vazhdojë, por për shkak të kushteve atmosferike do të shohim nëse operacioni do të vazhdojë këtë javë apo javën tjetër”, ka thënë Maloku. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Policia kufitare arreston dy të dyshuar dhe parandalon kontrabandën me armë dhe mallra

Departamenti Policisë Kufitare në vazhdën e angazhimeve dhe planifikimeve operacionale, për luftimin…

Arden: Kemi vaksinuar 90% të popullsisë

Zelanda e Re njoftoi një udhërrëfyes të ri që do të lehtësojë…

Zelensky thotë se është i gatshëm, që nga sot me rusët të fillojë shkëmbin e ushtarëve të zënë rob  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm për shkëmbim…

Albright flet për Specialen, ka një mesazh për Kosovën

Ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit Madeleine Albright, në konferencën e sotme të Komitetit…

Zjarri në Spitalin Modular, sot mbahet protestë në Tetovë

Në Tetovë sot me fillim prej orës 13:30, është paralajmëruar protestë në…