Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, politikanë, por edhe analistë duke u shprehur se Gjykata Speciale është e njëanshme sepse gjykon vetëm shqiptarët. Por, kështu nuk mendon profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul R. Williams.

Ai i sheh Dhomat e Specializuara si një mundësi të mirë për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë.

Në dokumentin që profesori Williams e ka dorëzuar në Kongresin e Shteteve të Bashkuara më 30 prill të vitit 2019, (të cilin dokument e ka siguruar Klan Kosova), ai thekson se është me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar të mos lejohet ta shtrembërojë juridiksionin e Gjykatës Speciale dhe ta vendosë ngushtë fokusin në një klasë të shqiptarëve dhe në UÇK.

Sipas tij, kjo do të binte në kundërshtim me themelet e drejtësisë dhe llogaridhënies, si dhe do të ishte kundër parimeve themelore të së drejtës dhe drejtësisë së barabartë.

“Dhomat e Specializuara përfshijnë dispozitat për pjesëmarrjen e viktimave, mbrojtjen dhe lehtësimin e dëshmive të dëshmitarëve në lidhje me dhunën seksuale gjatë luftës. Duke pasur parasysh mungesën e ndjekjes ndaj atyre që janë përgjegjës për këto krime, Dhomat e Specializuara paraqesin një mundësi të rrallë për ta korrigjuar dështimin e mëhershëm dhe për të siguruar një dëmshpërblim adekuat gjyqësor ndaj viktimave”, ka shkruar ai.

Williams, i cili gjatë kohës së luftës në Kosovë ka shërbyer edhe si këshilltar i delegacionit kosovar në konferencën e Rambujesë, Parisit e Vjenës, ka shtuar se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë me Qeverinë e Kosovës, që të sqarojnë se mandati i Dhomave të Specializuara mbulon të gjitha krimet e kryera në territorin e Kosovës, dhe nuk kufizohet në ndjekje penale të anëtarëve të një grupi të caktuar etnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…