Në orën 05:00 të mëngjesit të së shtunës, Dogana e Kosovës, bashkë me policinë, zbatuan një aksion në komunën e Leposaviqit. Dogana kishte arritur lokalizimin e objektit ku ishin vendosur 272 softuerë për krijimin e kriptovalutave.

Aksioni është ndërmarrë pasi dogana kishte informacione se këto aparate ishin të kontrabanduara dhe në kundërshtim me vendimin e fundit të qeverisë për asgjësimin e pajisjeve të tilla, që shpenzojnë sasi enorme të energjisë elektrike.

“I kishim siguruar informatat se në atë lokacion ka pajisje që janë futur ilegalisht, ne si doganë i konsiderojmë ato pajisje të kontrabanduara, pastaj kemi kërkuar asistencë nga policia që të shkojmë bashkë në bastisje, apo në kontrollë të atij lokacioni dhe e kemi vërejtur se ato janë pajisje në kundërshtim me ligjin e marrë nga Qeveria e Kosovës“, ka thënë Stavileci për Rtk.

Policia arrestoi një person, ndërkaq ndërhyrje të tilla në luftimin e kontrabandës dhe aparateve të tilla të kriptovalutave, paralajmërohen edhe në ditët në vijim.

“Ne i kemi konfiskuar të gjitha ato pajisje të cilat kanë qenë 272 dhe i kemi dërguar në bodrumet e doganës dhe personat përgjegjës janë arrestuar dhe kanë filluar procedurat e mëtejshme ndaj tyre, aksione të tilla do të vazhdojnë në gjithë Kosovën, ku vërehet që ka pajisje të importuara të kontrabanduara”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se pajisjet janë konfiskuar në afërsi të fshatit Trebice të Komunës së Leposaviqit dhe se aksioni u zhvillua dhe përfundoi pa incidente. Pajisjet për prodhimin e kriptovalutave ishin vendosur në një stallë bagëtish, kurse vlera e tyre ende nuk dihet, pasi vlerësimi i tyre pritet të bëhet në ditët në vazhdim./KlanKosova/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…