Nga Robert Farley

“19 Forty Five”

Edhe sa kohë ka mundësi Rusia ta vazhdojë luftën e saj në Ukrainë? Fushata e sanksioneve ekonomike që po e godet rëndë ekonominë ruse, u projektua fillimisht si një masë parandaluese, dhe tani si një ndëshkim.

Ajo do të ketë efektin e dëmtimit serioz të rritjes ekonomike në Rusi, duke e privuar këtë vend nga disa furnizime teknologjike shumë të rëndësishme, dhe do ta kufizojë hapësirën në të cilën rusët mund të bëjnë biznes jashtë vendit. Megjithatë, kjo gjë nuk mund t’i ndalë rusët që të vazhdojnë luftën e tyre në Ukrainë.

Sanksionet e kanë lënë Rusinë në një pozitë të tmerrshme. Shumë prej rezervave valutore të saj janë ngrirë, duke çuar dëm vitet e shumta të akumulimit të tyre. Pra, Rusia rrezikon sot të mos paguajë dot borxhin e saj sovran. Kjo përbën një kërcënim sa për Rusinë aq edhe për rendin financiar ndërkombëtar, edhe pse Rusia me siguri do të vuajë më shumë pasoja afatgjata.

Për shkak të nervozizmit që ekziston tek kompanitë e transportit të mallrave dhe energjisë, Moska po përpiqet të ndërpresë edhe kontratat për eksportin e energjisë së saj. Vendet në luftë mbeten ndonjëherë thjesht pa para.

Në Luftën e Parë Botërore, Antanta iu afrua rrezikshëm falimentimit, dhe në fund u shpëtua vetëm nga bujaria e administratës së presidentit amerikan Uillson. Gjatë luftës Rusi-Japoni, Japonia harxhoi një pjesë të mirë të fitimeve të saj në fushën e betejës, pasi i mbaruan burimet e saj të financimit (në Londër dhe Nju Jork).

Rusia nuk ndodhet ende në këtë pozitë të tmerrshme. Ajo nuk është e falimentuar, në kuptimin që e mungesës së aseteve financiare. Ajo ka ende rezerva të mëdha në monedha të forta dhe nëar, përfshirë rreth 300 miliardë dollarë në valutë të huaj, dhe rezerva ari të mbajtura brenda vendit apo në vendet mike.

Ekonomia e saj e eksportit bazohet kryesisht tek energjia, që mundëson pajisjen me një valutë të fortë (veçanërisht nga Evropa që vazhdon ta blejë gazin rus), të arrijë marrëveshje shkëmbimi dhe të kryejë biznes në valuta jo të dominuara nga dollari.

Forcat e saj të armatosura varen kryesisht nga baza e saj industriale e mbrojtjes, gjë që do të thotë se mund të paguajë me monedhën e vet për pajisjet që blen. Po ashtu Rusia mund të nënshkruajë marrëveshje me të vetmin vend që ka rëndësi sa i përket mbështetjes ushtarake, Republikën Popullore të Kinës.

Në fakt, Rusia duket se është përgatitur prej disa kohësh për mundësinë e përjashtimit nga sistemi financiar global. Por përtej sanksioneve, lufta do të ketë një dëm të madh ekonomik. Thuhet se Kremlini priste që konflikti të zgjaste vetëm disa ditë, dhe kësisoj të kishte një ndikim ekonomik të kufizuar.

Por edhe sikur të ishte realizuar ai plan, kostot e mobilizimit dhe qëndrimi i zgjatur në kohë iforcave ruse përgjatë kufirit të Ukrainës, do ta kishin vënë jo pak në vështirësi buxhetin rus tëmbrojtjes. Por situata ka rezultuar të jetë shumë më e keqe nga sa mund të kishin parashikuar rusët.

Forcat ruse mbeten të bllokuara në terren, dhe nuk kanë arritur që t’i shkaktojnë një disfatë vendimtare ushtrisë ukrainase. Vlerësimet e kostos monetare të luftës variojnë nga 500 milionë dollarë në rreth 20 miliardë dollarë në ditë. Saktësia e këtyre pretendimeve varet nga ajo që llogaritet si kosto.

Përfshirja e kostos së plotë të pajisjeve tashmë të shkatërruara, ju afron më tepër me kufirin më të sipërm, por nuk pasqyron domosdoshmërisht barrën e menjëhershme mbi ekonominë ruse.

Përgjigja e shkurtër është se Rusia mund të vazhdojë të luftojë për një kohë shumë të gjatë, pasi ajo mund ta mbulojë shumicën e nevojave nga baza e saj industriale e mbrojtjes, dhe sepse ka ende mundësi të eksportojë energji tek disa nga partnerët kryesorë.

Kjo është krejtësisht ndryshe nga deklarimi se ekonomia e Rusisë nuk do të vuajë nga lufta. Prodhimi ushtarak e zhvendos prodhimin civil, punëtorët priren të punojnë më shumë për një monedhë që vlen më pak, ndërsa inflacioni që ka të ngjarë të ritet nga një ekonomi e kohës së luftës, do të gjenerojë padyshim trazira sociale.

Por Rusia mund ta menaxhojë situatën dhe sistemin e saj financiar të brendshëm përmes mjeteve që zotëron Moska, dhe në të cilat Uashingtoni nuk mund të ndërhyjë me lehtësi. Aftësia e qeverisë ruse për të shtypur para, do të thotë që ekonomia vendase do të vazhdojë të funksionojë në njëfarë mënyre, pavarësisht nga ndikimi i sanksioneve.

Për shembull Irani, ka menaxhuar një rritje ekonomike shumë të moderuar, pavarësisht nga një shkëputje pothuajse e plotë nga sistemi financiar global. E megjithatë, perspektiva e një lufte të gjatë nuk parathotë asgjë pozitive për ekonominë ruse.

Lufta i largon punëtorët e rinj, produktivë nga detyrat ekonomikisht të dobishme në front siushtarë, dhe kjo sjell shpesh vdekjen ose gjymtimin që sjell një një paaftësi fizike të përhershme. Nevoja për ta ushqyer makinerinë e luftës do të dëmtojë ekonominë e Rusisë, duke e zhvendosur prodhimin nga industritë ekonomikisht të qëndrueshme.

Shtypja e shumë parave, për të blerë gjithnjë e më pak mallra konsumi, mund ta zhysë vendin nënjë hiperi–inflacion shkatërrues. Edhe nëse lufta do të përfundojë nesër, Rusisë do t’i duheshinvite për të zhbërë dëmin në ekonominë e saj. Por për momentin s’ka asnjë tregues se lufta do të përfundojë nesër.

Shënim: Robert Farley, lektor në Shkollën Paterson në Universitetin e Kentakit, SHBA

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“White Paper” për Agjendën për Ballkanin Perëndimor 2030

Fjala e kryeministrit te Kosoves Albin Kurti në Tiranë në Samitin e…

Biden dhe Putin kanë probleme më të mëdha se Bideni dhe Putini

Hera e fundit që udhëheqësit amerikanë dhe rusë u takuan në Gjenevë…

Kështu foli Shaqir Fetai (17)

Shaqir Fetai është duke themeluar nga e para “Bashkësi Fetare Islame”! Me…

Grushtit të Zajkos dhe gomerët e DUI-t !

Nga: Medai SHAHOLLI / Kryeministri Zajko po dikton peshën e tij në…

Hallaçi: Pasojat e një deklerate të dhënë në mbështetje të armikut

Nuk ka dyshim se kjo dekleratë e Menduh Thaçit, atëkoh nënkryetar i…