Prokuroria sot njoftoi se ka hapur hetim kundër sekretarit gjeneral të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe dy shtetasve të Kroacisë, për mashtrim prej 145 mijë eurove. Më saktë, hetimi është hapur përshkak dyshimeve se ka lidhur marrëveshje pa furnizim publik për shërbime konsultative.

Siç mëson “Fokus”, nga burime mirë të njoftuara, bëeht fjalë për një marrëveshje lidhur me Postat e Maqedonisë, respektivisht për përpunimin e fizibiliti studimeve për privatizimin e postave.

Ky fizibiliti studim ishte paralajmëruar nga Qeveria në fund të vitit 2020, e nevojshme për shitjen e Postave të Maqedonisë. Duheshte të vërtetohet nëse do të shkohet me privatizim apo me partneritet publiko privat.

“Qeveria e ka angazhuar zv.kryeministrin për çështje ekonomike, koordinim të investimeve dhe resoreve ekonoimke, ministrin e ekonomisë dhe drejtorin e Postave Nacionale të inicojnë përgatitjen e fizibiliti studimit për mundësitë për fillim të procedurës për përfshirjen e një kompanie me partneritet publiko privat ose me privatizim që të vazhdojë procesi i liberalizimit të shërbimeve postare në vend, në përputhje me rregulloren e BE-së”, thuheshte në njoftimin e Qeverisë në vitin 2020.

Në njoftimin e Prokurorisë sot thuhet se buxheti është dëmtuar me 57,932,100 denarë. Pritet sot vendimi i Gjykatës Penale nëse do t’i shqiptojë Zekirit paraburgim. Dy shtetasit kroat ndërkohë nuk janë të kapshëm për shtetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kongresi tenton të shmangë mbylljen e Qeverisë amerikane

Senati amerikan do të votojë më 30 shtator për një rezolutë që…

Në Mitrovicën e Jugut konfiskohen 67 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e sotme në një operacion…

Ende janë aktivë disa zjarre në Maqedoninë e Veriut

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) deri në…

Dibra me 38 pacientë në spital

Në spitalin e Dibrës vazhdimisht rritet numri i pacientëve me coronavrius. “Për…

Maskat të detyrueshme, policia do ta përforcojë kontrollin

Edhe krahas lehtësimit të masave restriktive, në fuqi mbeten rekomandimet e Qeverisë…