Në manifestimin qendror të organizuar nga “rijaseti” me rastin e Natës së Bekuar të Beratit, mungoi Shaqir Fetai dhe krejt “riajaseti” i tij! I la myslimanët e vendit, sepse paska pasur ftesë zyrtare (!) për ta inauguruar Myftiun e Sllovenisë. Dhe, ky farë myftiu nuk do të mund të zgjidhej pa pjesëmarrjen e Shaqir Fetait?! Ç’megallomani prej psikopati

Nga Manushaqe Shakiri

Shaqir Fetai, instalacioni i turpshëm politiko-partiak në krye të BFI-së, po i ikë manifestimeve me myslimanët e vendit, siç po i ikë edhe mbledhjeve me anëtarët e “rijasetit” të vet! Është edhe më tepër se tallje deklarimi se “rijaseti” paska organizuar diçka për të cilën as që është tubuar, as që janë marrur vesh, as që ka pasur plan e program, as që ka pasur thirrje për një organizim të tillë me rastin e Natës së Beratit. Thjesht, tha Shaqir Fetai dhe duhet të bëhet dhe, kur thote ky nuk ka nevojë se çka tubuhet “rijaseti” i tij! Shaqir Fetai me rrena mundohet “të madhërojë” një Natë të Shenjtë!
Me këto sjellje Shaqir Fetai e ka degraduar personalitetin dhe integritetin e BFI-së deri në një shoqatë minoritarësh të papërfillshëm në një shoqëri të gjërë! E ka gjunjëzuar deri në vasal të turlifarë ideologjishë të rrezikshme për vendin e për shoqërinë; e ka bërë strumbullarë të personave të inkriminuar, të bashkëpunëtorëve të shërbimev të ndrysh intelegjente, të personave shumë të dëmshëm për çështjen fetare e kombëtare. Shaqir Fetai e ka shndërruar BFI-në në “robot të ndryshkur” që shërben vetëm për plotësimin e qejfeve psikopatike të tij si dhe interesat meskine të njerëzve “politikë” që po e mbajnë afër sa për ta thithur edhe pak “gjakë vakëfi” që ka ngelur në këtë Institucion.
Shaqir Fetai tashmë po nuhat se, shumë shpejt do t’i eskalojë situata dhe çdo gjë do t’i dalë nga duart e pista të tij. I frikësuar nga një situatë e tillë, ai nuk pranon të përfshihet në manifestime publike në vend. Këtë mungesë të tij e plotëson gjetiu. Për ta kamufluar frikën dhe ndjenjën e vet shumë të saktë për atë se “dashuria” për Shaqir Fetain është konsumuar aq shumë sa vetëm divorci nëse ia shpëton fytyrën, sa herë që i duhet të dalë në opinionin e vendit, ai ikë dhe këtë opinion e zëvendëson me qëndrimin në “diasporë” (te familjarët e vet dhe te bashkfshatarët para të cilëve mudn të shesë këllqe për veshkë).
Përveç shpensimeve marramendëse nga buxheti i krijuar prej fitrit dhe zeqatit të myslimanëve të vendit, asnjë përfitim nuk vjen as për BFI-në dhe as për vetë “xhematin mikrpitës”. Çfarë do të thotë vizita e Shaqir Fetait me “delegacionin” matrapazë të BFI-së në “Çevapxhilnica ALJKO”! Pritje madhështore në qebaptore për Shaqir Fetain! Për një racion me pesë “qevapa” Shaqir Fetai ia reklamon zotëri Alkës qebaptoren duke ia shoqëruar edhe me pesë fotografi. Një qebapë një foto-reklamë! Më hert ishte traditë që, reklamimi i “qebaptoreve” dhe i korporatave të ndryshme duke e shfrytëzuar personalitetin e të parit të BFI-së, në arkën e saj futeshin qindra e mijëra euro, atë vit ishte i garantuar derdhja e zeqatit të firmave të vizituara në arkën e BFI-së! Kjo punë ka qenë transparente dhe kjo mund të argumentohet edhe me dokumenta! Tani, Shaqir Fetai po e kryen këtë propaganë vetëm për një racion prej pesë “qevapave”! Dakord por, ku ka islame këtu, në këtë vizitë? Çka përfitoi BFI e çka myslimanët e vendit!
Shaqir Fetai, për të përjetuar ndonjë “pritje të ngrohtë vëllazërore e madhështore”, sillet si pordha n’tirqi, poshtë e lartë, pa kurrfarë qëllimi e pa kurrfarë synimi! Meqë paska marrë udhë për në Lubjanë, hajde, thotë i gjori, të vizitojmë pak edhe disa “qendra tona” të cilat nuk po na e tëjtin hiç! Kësaj rruge pastaj, Shaqir Fetai, do të vizitojë ose ambasadorët e BDI-së (të cilët deri më sot nuk janë vizituar asnjë sekond madje as nga Ministri i Jashtëm i vendit), ose, viziton firma e “korporata” sa për të shitur pordhë e për t’ju dhënë “dekoracione” për të arriturat e tyre personale! Shaqir Fetai, si me qenë “ministër i ushqimit të lehtë”, baleton nëpër qendra gastronomike shqiptare (natyrisht, që vijë nga fshati i tij apo nga rrethet e fshatit të tij), sa për t’ju thënë “ju dikur, dyshonit në mua por, ja ku u bëra “reis” i juaj”! Shaqir Fetai po tenton t’i manipulojë bashkëveprimtarët e vet si dhe myslimanët e vendit me “pasuritë e tij” që janë prona të disa bashkëfshatarëve të tij e që në çdo situatë mund t’i fusë në përdorim nëse ngelin keq financiarisht! Shaqir Fetai është tipik si ai dhëndri që në natën e gjergjekut futet në dhomë me veglën e huaj!
Shaqir Fetai i ka dhënë vetes aq lluks të tepërt sa, ia do b… që të kthehet në inspektor si në kohën e Stanko Dragoviqit, oficerit të UDB-së, dhe të dalë e të vizitojë (spiunojë xhematë, sepse spiuni këtë e do: ta degradojë, ta nënshtrojë, ta poshtrojë, ta thyej në kurriz gjahun e vet)! Shaqir Fetai paska pasur nevojë për “mahnitje”; qenka mahnitur me nivelin e organizimit të jetës fetare të disa xhemateve në Itali! A i ka hije të vlerësdojë njeriut më të pavlerë; si guxon të vlerësoj Shaqir Fetai i cili Institucionion e BFI-së e ka degraduar deri në zero faktor, deri në “gjyetarë të uritur”, të cilët, pasi nuk ia dalin ta gjuajnë kaprollin, bën që të ngopen edhe me një racion prej pesë “qevapçiçi”! Natyrisht, i viziton vetëm ato xhemate që në shumicë janë familjarë, katundarë, miqasia e tij, ata që, meqë nuk kanë se ku ta çojnë, (islamikisht e kanë siklet që ta çojnë në rr.s.) ia falin edhe të bëmat spiuneske nën pseudonimin “ORAO”! Dhe ky pastaj u jep “dekoracione” për lartësinë në detyrë gjatë zhvillimit të jetës fetare, edhe pse ky organizim është në përputhje të plotë me rregullat, aktet normative, me ligjet e vendit, të cilat, Shaqir Fetain nuk e bëjnë hesap më sa m… e b…
Dhe, çka fitoi BFI nga këto vizita të Shaqir Fetait, të tunduar nga malli për t’i hëngër nja pesë “qevapçiçi” aty kur diku përmes kodeve spiuneske u rapotonte njerëze të UDB-së! Vërtet pse Shaqir Fetai nuk pranoi që të shkojë e t’i vizitojë shqiptarët atdhetarë të grumbulluar pranë Shoqatës së Shqiptarëve të Trevizos? Iu duk ngushtë aty, ë?
BFI nuk fiton asgjë nga vizitat spiuneske të Shaqir Fetait, sepse, ai nuk është aty për të fituar diçka BFI por, thjesh, ai aty është për ta përhapur misionin e tij! Cili është ky mision? Ja, kjo mund të shpjegohet vetëm përmes fjalorit të tij policor dhe, kush ia vë mendjen kur flet ky farë duduki, sakaq do ta kuptojë. Ja se me çfarë fjalimi me fjalor policor iu drejtua të pranishmëve në inaugurimin e myftiut të Sllovenisë: “BFI e RMV është e gatshme dhe e vendosur të jetë në shërbim të bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha Bashkësitë Islame në Ballkan”! BFI nuk ka nevojë të jetë në shërbim të askujt, kontratën e ka dhe duhet ta ketë ekskluzivisht me xhematin e vet. BFI angazhohet të bashkëpunojë me të gjitha organizatat simotra të sinqerta dhe të bereqetshme! Nuk ka nevojë të jetë në shërbim të bashkëpunimit, ndërsa Shaqir Fetai nëse ia do shpirti, le të vazhdojë të jetë në shërbim të bashkëpunimit me turliparë shërbimi nëntokësor!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Statusi juridik i Adem dhe Hamëz Jasharit sipas të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare: Luftëtarë, vrasja e tyre nuk mund të hetohet (I)

Adem dhe Hamëz Jashari, pjesëtarë të një “populli të shtypur” dhe që…

Ziadin Sela: Ata janë me aftësi të veçanta, ne jemi me ego të kufizuar!

Ziadin Sela / Ata nuk janë me aftësi të kufizuara, por jemi…

Shkërmoqja deri në asgjësim si mision

(Një persiatje motivuar nga shkrimi i fundit i teologut tonë të mirënjohur,…

Korrupsioni në Ballkan është “miku besnik” i Rusisë

Nga Stephen Blank / Ballkani mbetet skena kryesore në betejën shumëplanëshe të…

Phillips: Asociacioni është i tepërt, serbët kanë mjaft të drejta në Kosovë

Drejtori i Programit për Paqen dhe të Drejtat në Universitetin Columbia, David…