Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin thotë se do të vazhdojë operimin në Afrikë dhe Bjellorusi, por se aktualisht nuk është duke rekrutuar pjesëtarë të rinj.

Përmes një audio-mesazhi të publikuar në Telegram, Prigozhin tha se grupi po vendoste për objektivat e tij të radhës, raporton BBC, përcjell Telegrafi.

Grupi Wagner ka pasur një rol kyç në luftimet në Ukrainës duke luftuar përkrah Rusisë, por anash ushtrisë së rregullt ruse.

Në muajin qershor, ata u rebeluan kundër udhëheqjes ushtarake ruse, dhe ia mësyn gati në Moskë, por që pa mbërritur atje, kryengritja e tyre u pezullua me një marrëveshje.

Prigozhin deklaroi së fundmi se shumica e pjesëtarëve të Wagnerit ishin aktualisht në pushim.

Ai tha se grupi po vendoste për detyrat e ardhshme.

Grupi do të qëndrojë “aktiv në Afrikë dhe në qendrat stërvitore në Bjellorusi”. Pjesëtarët e Wagnerit, sipas marrëveshjes duhej të zhvendoseshin në Bjellorusi. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Vijojnë dërgimet e kutive të votimit në KZAZ, radhë të gjata në dorëzimin e kutive

Teksa komisionerët kanë nisur me numërimin në Pustec të Korçës, në rrethe…

Një pasagjer infektoi gati gjysmën e autobusit edhe pse ishte në dy metra distancë

Zyrtarët shëndetësorë në fillim të pandemisë përjashtuan mundësinë që koronavirusi të përhapet…

RMV-së”, tha Ageler. Ajo bëri edhe një herë thirrje se korrupsioni, në çfarëdo forme, nuk duhet të tolerohet

Departamenti i Thesarit të SHBA-së fut në “listën e zezë” bisnesmenin nga…

BE-ja po i afrohet vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse

Bashkimi Evropian u dakordua paraprakisht të enjten, për vendosjen e një kufiri…

Osmani: Ikja e kuadrit mjekësor ka shkaktuar problem serioz për Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit…