Yegveny Prigozhin, shef i grupit famëkeq mercenar rus Wagner, është i bindur se tërheqja e trupave të tij nga qyteti ukrainas Bakhmut, do ta shembte linjën e frontit – e më pas Rusia do të akuzonte mercenarët e këtij grupi për humbjen e luftës.

“Nëse grupi i Wagnerit tërhiqet nga Bakhmuti, tërë linja e frontit rus do të bie… Nëse grupi tani kthehet prapa, atëherë në histori do të ndodhë gjëja e ardhshme: është e qartë se vija e frontit do të bie deri në kufirin rus, e mund të vazhdojë edhe më larg”, shtoi Prigozhin.

Prigozhin po ankohet se autoritetet ruse do të fajësojnë pjesëtarët e Wagnerit për humbjet në luftë, pasi tërheqja e mercenarëve rusë nga Bakhmuti mund të shkaktojë efektin e ‘pranverës’, dhe forcat ukrainase mund të depërtojnë në të ashtuquajturin territor LNR dhe atë nga të gjitha anët – duke e pastruar Luhanskun dhe Sorokynen dhe të futën në Rusi.

Ai tutje vazhdoi duke pretenduar se në këtë rast edhe Krimea do të çlirohej dhe do t’i rikthehej ukrainasve.

E Prigozhin është tejet i mllefosur me ministrinë ruse të Mbrojtjes, që nuk po i dërgon armë e municion luftëtarëve të tij që i ka rekrutuar nga pothuajse të gjitha qytetet ruse.

Kjo nuk është hera e parë që Prigozhin i shpallë “luftë” ministrisë ruse të Mbrojtjes, dhe shpesh ua bën me dije se nuk po i dërgojnë municion dhe armë trupave të tij.

Kujtojmë që Wagner dhe ushtria ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në qytetin e Bakhmutin, ku të dyja palët pretendojnë ta kenë nën kontroll. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Scholz: Putin po përpiqet të ndajë Evropën

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se presidenti rus Vladimir Putin ka…

Haki Abazi: Vendimi për targat nuk është bërë kundër askujt, është vendim i qeverisë që duhet zbatuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se vendimi për zbatimin…

Rusia refuzon kërkesën e ShBA-së për të vizituar gazetarin e arrestuar amerikan

Ministria e Jashtme ruse hodhi poshtë sot një kërkesë të ShBA-së për…

SHBA: Jep dorëheqje sekretari për Siguri Kombëtare

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ushtruesi i detyrës së Sekretarit për…

Berisha sulmon ambasadorët e huaj: Diplomatët e korruptuar u përpoqën të zhdukin Partinë Demokratike

Berisha akuzoi fort diplomatët e huaj që punojnë në Shqiperi. Kryedemokrati i…