Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Siç bën të ditur njoftimi i zyrës së Presidences, Osmani në këtë forum është ftuar së bashku me Zotërinë e Parë, z.Prindon Sadriu.

Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Macron dhe Zonja e Parë e Francës, që do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin e kontinentit tonë me presidenten e Hungarisë, Kaltin Novak si dhe Jean- Marie Guehenno.

Njashtu, siç njofton Zyra e Presidences, Presidentja Osmani do të zhvillojë edhe takime bilaterale me liderë të tjerë, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalim të sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.

Vlen të theksohet, se edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Krizë në marrëdhëniet SHBA – Francë

Parisi: Marrëveshja Aukus ishte “tradhti” Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Francës po…

Shefi i OBSH-së tregon kur mund t’i vije fundi pandemisë

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i jep…

Putini qëndron pas krizës së emigrantëve në kufi, thotë kryeministri polak Morawiecki

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki ka akuzuar presidentin rus Vladimir Putin për…

Politikani rus kërkon pushtimin e Ukrainës

Vladimir Zhirinovsky: Nëse do të isha President, do ta bombardoja Ukrainën Deputeti…

Së paku 300 viktima në sulmin me bombë në Teatrin e Dramës në Mariupol

Zyrtarët lokalë në qytetin e rrethuar të Mariupolit kanë thënë se të…