Pas takimit me subjektet politike, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar për media. Ajo ka thënë se 18 dhjetori do të jetë data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat e veriut.

Osmani ka thënë se e ka pasur detyrim takimin me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve për komunat që kanë mbetur pa kryetarë.

Presidentja ka thënë se pas dorëheqjeve të kryetarëve të komunave në katër komunat e veriut, data e fundit sipas afateve ligjore është 18 dhjetori për mbajtjen e zgjedhjeve në këto komuna.

“Ne kemi diskutuar me subjektet që ishin pjesëmarrëse në këtë takim. Në të njëjtën kohë unë do t’i dërgojë një kërkesë partnerëve ndërkombëtarë për monitorimin e këtyre zgjedhjeve në mënyrë që gjithçka të shkojë sipas standardeve. Iu kërkova partive mendim që data e zgjedhjeve të jetë 18 dhjetori. Ne sapo t’i përfundojmë këto deklarime do të shpallin datën. Opsion tjetër është edhe data 11 dhjetorë por do të ishte më e vështirë përgatitja. Por 18 dhjetori do të jetë dita më optimale për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Nëna shqiptare nuk e rrezikon shtetin”, ASH reagon për mosrepektimin e Ligjit për Shtetësi (Video)

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar edhe njëherë ndaj, siç thonë, shkeljes…

Anglia vazhdon evakuimet në Kabul pavarësisht sulmeve, afër fazës së fundit

Britania e Madhe do të vazhdojë operacionin për evakuimin e njerëzve nga…

Probleme me kontrollin ajror në Francë, anulohen qindra fluturime në Evropë

Qindra mijëra udhëtarë janë duke u përballur me vonesa ose anulim të…

Osmani për situatën në veri: Serbia është ajo që po përdor retorikë luftënxitëse në raport me Kosovën

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, duke folur për situatën në veri të…

Kryeinspektori i AKI-së ftohet si dëshmitar nga Specialja

Kryeinspektori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë Burim Ramadani, është ftuar nga Gjykata…