Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është një vend i lirë dhe demokratik.
Ajo, në seancën përmbyllëse të Forumit të Dohas, ka theksuar se Kosova është një shtet që çdo ditë e dëshmon se është e gatshme t’ua kthejë të gjithë atyre shteteve që i kanë ndihmuar asaj në rrugën drejtë pavarësisë dhe zhvillimit.
“Republika e Kosovës është vendi më i ri në botë. Ne kemi po ashtu edhe një numër të madh të të rinjve. Kosova sot është në paqe dhe është një shtet që e do paqen. Kosova sot është një shtet demokratik”.
“Kosova sot është e lirë dhe e pavarur, më e rëndësishmja kjo është ajo çfarë njerzit kanë shpresuar se do të jetë sepse ata kishin qëndrueshmëri dhe vendosshmëri. Rrugëtimi ynë nuk ka qenë i lehtë dhe suksesi ynë ka ardhur pas sakrificës së madhe”, ka thënë Osmani.
Po ashtu, në këtë fjalim e ka përmendur Sllobodan Millosheviqin dhe Serbinë për krimet që kishin kryer në Ballkan.
”Qëndroj para jush si një refugjate, por po ashtu edhe si një e mbijetuar e një lufte gjenocidale”, u shpreh Osmani.
Ndër tjera, ka theksuar se Kosova është ndihmuar nga shumë shtete të cilat i ka falënderuar.