Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për aksionin e sotëm të policisë kundër kontrabandës për të cilin ka thënë se lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme.

Osmani poashtu ka thënë se krimi s’ka etnitet dhe se kushdo që e kundërshton aksionin e policisë është në anën e krimit të organizuar.

“Lufta kundër krimit të organizuar është e panegociueshme dhe duhet të jetë e kampromis.Policia e Kosovës dhe Autoritetet e Doganave ndërmorrën një aksion legjitim kundër grupeve të organizuara kriminale të përfshira në kontrabandë, në disa lokacione në Republikën e Kosovës.Krimi s’ka etnitet dhe duke e lidhur në mënyrë false aksionin e sotëm me grupe etnike është thellësisht e papërgjegjshme dhe do të shërbejë vetëm për rritjen e tensioneve. Kushdo që është kundër këtij aksioni është duke në anën e krimit të organizuar dhe është kundër vlerave të sundimit të ligjit të BE-së”, ka shkruar presidentja Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Rusët godasin me raketë një anije mallrash japoneze në Deti e Zi

Një anije mallrash në pronësi japoneze është bombarduar në Detin e Zi,…

Autobusi që u dogj në Bullgari nuk ka pasë licencë për transport ndërkombëtar

Në lidhje me tragjedinë që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën dhjetëra…

Dimitrievski: Askush nuk mund të më kthej në partinë nga e cila asnjëherë nuk jam larguar

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski në profilin e tij në…

Shqipëria pret Kazakistanin në një ndeshje që fitorja është e domosdoshme

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj njërën nga ndeshjet më të rëndësihme…

Zoran Zaev nesër jep zyrtarisht dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut

Shefi i qeverisë maqedonase, Zoran Zaev, nesër do të japë zyrtarisht dorëheqjen…