Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zourabichvili i tha Jake Tapper të “CNN” se ajo nuk beson se presidenti rus Vladimir Putin po synon vetëm të marrë rajone të caktuara të Ukrainës, por se ai “po shkatërron të gjithë vendin”.

“Nuk duket më se ai thjesht synon të aneksojë disa rajone. Tani duket se ai po shkatërron të gjithë vendin. Është një luftë e shkatërrimit në masë në një farë mënyre,” tha Zourabichvili raporton “CNN”.

Ajo shtoi, “Kam dëgjuar deklaratat e tij sot se e gjithë kjo po shkon sipas planeve, nuk jam aq e sigurt se është  sipas planeve … Ai nuk po planifikonte mënyrën si po rezistonte Ukraina. Ai pati një sulm masiv që ishte shumë psikologjik me forcat e tij që përdoreshin nga të gjitha anët. Dhe nuk funksionoi. Sigurisht ushtarakisht ai ka epërsi, e cila një ditë apo tjetrën do të shfaqet. Por vendosmëria dhe rezistenca e popullit dhe lidershipit ukrainas është me të vërtetë shumë e admirueshme”.

Gjeorgjia është një ish-republikë sovjetike dhe së fundmi ka nënshkruar zyrtarisht një kërkesë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Edhe imamët në shërbim të partive

Bashkësia Fetare Islame e RMV-së është ekstremisht e politizuar “Si asnjëherë më…

LVV: Ishin mbi pesëmijë pjesëmarrës në test-protestën e sotme

Lëvizja Vetëvendosje ka folur për protestën “test” të mbajtur sot në kryeqytet,…

Ministrja bullgare: Zjarri në autobusin e “Besa Trans” është shumë i çuditshëm, ka filluar shumë shpejt

Ministrja e përkohshme e Zhvillimit Rajonal të Bullgarisë, Violeta Komitova, komentoi për…

Aleksei Navalny u helmua/ Spitali gjerman: Është jashtë rrezikut për jetën

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny është helmuar. Spitali ku avokati 44-vjeçar…

61 vjeçari nga Labunishta që dyshohej për koronavirus, nuk pranohet në spitalin e Ohrit

Një pacient nga fshati Labunishtë i Strugës, i lindur në vitin 1959,…