Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe ai rus Vladimir Putin, kanë diskutuar për situatën në Ukrainë dhe transportimin e grurit.

Kremlini ka njoftuar se dy liderët kanë paraqitur këndvështrimet e tyre, si dhe kanë koordinuar “përpjekjet për t’u siguruar se do të ketë eksportim të sigurtë të grurit përmes Detit të Zi”.

Sipas zyrës së presidentit turk, Erdogan ka theksuar se “është koha që Kombet e Bashkuara të veprojnë sa i përket planeve për sigurimin e korridoreve përmes Detit të Zi”.

Presidenti turk gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin e siguroi se Turqia dëshiron paqe në Ukrainë, dhe se po punon në planin e Kombeve të Bashkuara sa i përket eksportimit të grurit në tregun ndërkombëtar.

Sipas zyrtarëve ukrainas, mbi 20 milionë tonelata me grurë kanë mbetur pa u shpërndarë dhe po qëndrojnë nëpër depo të ndryshme në Ukrainë, si pasojë e bllokadës së vënë nga rusët në pjesë apo porte të ndryshme në Detin e Zi.

Ndryshe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka zbuluar së fundmi planin për aktivizimin e afro 1 milionë ushtarëve, për çlirimin e rajoneve që kontrollohen nga ushtria ruse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sondazhi nga Pyper: 66% e qytetarëve mendojnë se stabiliteti politik në Kosovë do të arrihet përmes zgjedhjeve të reja

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim…

Mbërrin në 722 persona numri i të vdekur nga virusi Korona

Nga koronavirusi i ri në Kinë, deri tani kanë 722 të vdekur,…

Ukraina me buxhet të mbrojtjes më të madh se të shumë vendeve të NATO-s

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit që të miratojë menjëherë…

Mes luftës dhe frikës, rrëfimi i shqiptarëve të Ukrainës pas agresionit rus

Pas agresionit rus, shqiptarët e Ukrainës kanë rrëfyer përjetimet e tyre të…

Rusi / Infektohet me koronavirus krahu i djathtë i Putin

Dimitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin, pohoi se ka dalë…