Dekada e parë e Kroacisë në Bashkimin Evropian nuk ishte një sukses, por as një dështim dhe unë do të angazhohem personalisht kundër transformimit të Unionit në një federatë.

Kështu ka deklaruar presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç, vendi i të cilit do të shënojë korrikun e ardhshëm 10 vitet e para në BE, të përforcuara këtë vit me aderimin në zonat Euro dhe Schengen.

Milanoviç ka theksuar se është kundër çdo ideje për një shtet federal, pasi nuk dëshiron një qendër të jashtme pushteti.

“Gjithashtu, financimet që vijnë nga BE janë aq të vakëta, saqë nuk mund të bësh shumë, përveç ngritjes së ndonjë qendre inovacioni, ndonjë ure, apo një kazermë për zjarrfikësit; gjëra që i shoh çdo javë jashtë Zagrebit. Por kjo në fund të fundit nuk është diçka e keqe”, ka thënë Milanoviç.

Presidenti ka kritikuar edhe më tej BE-në, duke thënë se institucionet e tij tregojnë një mungesë të theksuar demokracie dhe përgjegjshmërie dhe ka ngritur akuza ndaj kreut të diplomacisë, Josep Borrell.

Borrell është i përfshirë në aq shumë skandale, saqë nuk do të ishte as ministër në qeverinë time; sikurse nuk do të ishte as Ursula von der Leyen”, ka thënë Milanoviç.

Ai ka shtuar më tej se, Kroacia ka qëndruar për shumë vite në dhomën e pritjes të BE-së, por jo aq gjatë sa vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë politikë të Brukselit ai e ka cilësuar abuzuese dhe të papërgjegjshme ndaj këtyre shteteve.

Presidenti ka përmendur edhe vizitën e muajit të kaluar të presidentit francez Emmanuel Macron në Pekin, që ka zemëruar disa aleatë perëndimorë, në veçanti Uashingtonin.

“Besoj se Macron kishte të drejtë kur foli për një autonomi më të madhe të BE-së. Për momentin e konsideroj atë liderin evropian më të ekuilibruar, më të arsyeshëm dhe më të fuqishëm”, ka shtuar Milanoviç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Plani rus për Putinin në rast të humbjes në Ukrainë

Rusia ka një plan të përgatitur për presidentin Vladimir Putin, në rast…

Shpërthimi i zjarreve në Turqi, ka të lënduar

Autoritetet turke kanë evakuuar banorët në jug të Turqisë, ndërsa një zjarr…

Kurti, letër falënderimi kryeministrit të Kroacisë: Kosova do të mbajë zemrën dhe derën hapur për miqtë si ju

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar letër falënderimi…

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës do të qëndrojë në këtë post, pavarësisht spekulimeve rreth shkarkimit të tij

Në fillim të këtij muaji, ishte shkaktuar një konfuzion pasi u tha…

Britania e Madhe e furnizon me raketa me rreze të gjatë veprimi Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka konfirmuar se po furnizon Ukrainën me raketa me…