Presidenti kroat, Zoran Milanoviq duket se ka shkaktuar një tjetër skandal diplomatik.

Milanoviq sugjeroi që Kroacia të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

Zyrtarët e lartë në Finlandë dhe Suedi janë të indinjuar me deklaratën e të parit të shtetit të Kroacisë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, ka telefonuar homologun kroat, Gordan Grliq Radman dhe i ka shprehur shqetësimin e tij, raporton index.hr.

Milanoviq u tha gazetarëve se hyrja e Finlandës dhe Suedisë në aleancën verioro-atlantike mund të diskutohej, por se ai e konsideroi atë një “aventurë shumë të rrezikshme”.

Presidenti tha se nuk mund të vendosë vetë për hyrjen e këtyre vendeve në NATO, por se e konsideron atë “sharlatanizëm shumë të rrezikshëm”.

“Sa më përket mua, le të hyjnë në NATO, le t’i futin thikën në sy ariut të tërbuar. Por derisa të zgjidhet çështja e ligjit zgjedhor në BeH, derisa amerikanët, anglezët e gjermanët nuk e detyrojnë Sarajevën dhe Bakir Izetbegoviqin që brenda gjatë muajve të ndryshojnë ligjin zgjedhor dhe nuk u jepen të drejtat themelore kroatëve, parlamenti nuk duhet të ratifikojë pranimin e askujt në NATO”, tha presidenti kroat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Viktima e parë nga Covid-19 në Gostivar

Një grua e moshuar nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit ka…

Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

Ishte një prej refugjatëve që u përndoqën nga forcat serbe gjatë luftës…

Një analizë, nga shtrati i spitalit ku jam shtruar në Madrid

Nga Havier Solana –  01/04/2020 Siç mund ta dinë shumë lexues, unë aktualisht ndodhem i…

Haradinaj mbledh strukturat e partisë, del me pesë pika për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka thënë…

Banka Botërore paralajmëron për mungesën e fondeve për më të varfrit

Ekonomia botërore po përballet me “humbje të mëdha”, dhe rikuperimi do të…