Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka thënë se shtimin e forcave ushtarake kroate në Kosovë nuk e shohin si provokim ndaj Serbisë.

Duke komentuar deklaratën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se Kroacia po “poshtëronte Serbinë” duke rritur numrin e ushtarëve në kuadër të KFOR-it, presidenti kroat tha se nëse do ta dinte se Serbia shqetësohej aq shumë, do të kishte biseduar me homologun serb, raporton hrt.

Ditë më parë, ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grliq Radman, paralajmëroi ngritjen e një kampi ushtarak në Kosovë për “stabilitet të rajonit”. Kjo nuk u prit mirë në Serbi, që e cilësoi provokim nga ana e Kroacisë.

“Ushtarët kroatë janë kryesisht atje për të mbrojtur Kroacinë, dhe format e tjera të bashkëpunimit janë të dëshirueshme. Kosova është njohur nga i gjithë Bashkimi Evropian, përveç pesë vendeve, kështu që kjo është një marrëveshje e kryer, nuk është një provokim për Serbinë”, tha fillimisht presidenti kroat.

Ai më tutje deklaroi se çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra dhe se kjo po bëhet për konsum të brendshëm në Serbi

“Ata nuk dinë si të dalin nga kurthi ku e kanë futur veten 30 vjet më parë. Çështja e pavarësisë së Kosovës ka çuar në luftëra. Vazhdimisht po manipulojnë me këtë. Është një mënyrë që përdoret për të mbajtur në tension votuesit e tyre”, tha ndër të tjera i pari i shtetit të Kroacisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…