Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për fluturaken pa pilot që është rrëzuar mbrëmë në Zagreb.

“E ndjej obligim t’i drejtohem opinionit. E dimë çfarë objekti është dhe nga ka ardhur. Ajo ka fluturuar mbi Hungari për 40 minuta dhe shtatë minuta tjera i ka kaluar mbi territorin e Kroacisë. Është një incident serioz dhe ashtu po e trajtojmë”, tha Millanoviq.

“I bëjë thirrje qytetarëve të jenë të qetë. Vlerësojmë se ky akt nuk ishte drejtuar kundër Kroacisë. Ky është një incident dhe duhet t’i shqyrtojmë çështjet procedurale. Kjo fluturake ka madhësinë e një aeroplani që peshon mbi 6 tonelata që u rrëzua në Zagreb”, shtoi presidenti kroat.

I pari i shtetit kroat ka theksuar se radarët e kishin detektuar fluturaken, por që nuk kanë mundur të bëjnë asgjë pasi ishte kohë shumë e shkurtër.

“Kam biseduar sot me kryeministrin. Po zhvillohen hetimet, ku janë të përfshira edhe shërbimet e inteligjencës, e deri më tani kemi mësuar se fluturakja ka ardhur nga Ukraina dhe është rrëzuar në Kroaci pasi ka mbetur pa karburant”, ka thënë ndër tjera Millanoviq.

Është theksuar se fluturakja ka humbur kontrollin, por që sipas tij është e pakuptimtë sesi një fluturake jo edhe aq e sofistikuar, të mund të ketë kaluar disa orë mbi vendet anëtare të NATO-s dhe askush të mos e vërej.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti flet për herë të parë pasi Kosova nuk u ftua në Samitin për Demokraci

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar për herë të parë pasi…

Zhbërja e Speciales është e pamundur

Në dhjetor të vitit 2017 me propozim të OVL të UÇK-së, u…

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina

Më shumë se 1.5 milionë refugjatë janë larguar tani nga Ukraina për…

160 të infektuar me virus, 3 viktima, 368 të shëruar gjatë në 24 orët e fundit

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit janë…

Sa e ka seriozisht qeveria e RMV-së luftimin e papunësisë!

Maqedonia e Veriut vitin 2019 do ta përmbyllë me një rritje ekonomike prej…