Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund ta shtyjë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos ndërhyrë ushtarakisht në konflikt, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda.

Duda u pyet nga BBC nëse besonte se presidenti Putin mund të përgatitej të përdorte armë kimike.

“Kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha ai.

“Nëse po më pyesni nëse Putini mund të përdorë armë kimike, unë mendoj se Putini mund të përdorë çdo gjë tani, veçanërisht kur është në këtë situatë të vështirë.”

Politikisht, ai tashmë e ka humbur këtë luftë, dhe ushtarakisht, ai nuk po e fiton atë” shtoi Duda.

I pyetur nëse ndonjë përdorim i tillë mund të nxiste një ndërhyrje të NATO-s, ai tha: “Sigurisht, të gjithë shpresojnë se ai nuk do të guxonte ta bënte këtë.

“Por… nëse ai përdor armë të shkatërrimit në masë, kjo do të ishte një ndryshim i lojës në gjithçka.

Sigurisht, NATO do të duhet të ulet në tryezë dhe ata do të duhet të mendojnë seriozisht se çfarë të bëjnë, sepse atëherë fillon të jetë e rrezikshme, jo vetëm për Evropën, por për të gjithë botën” përfundoi presidenti polak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

​Kamberi: Na duhen edhe 300 vota për të fituar një mandat në Kuvendin e Serbisë

Shaimp Kamberi tha se ende ka mbetur dhe 1% e votave që…

Kriza nga pandemia/ Turizmi ndërkombëtar humbi 460 miliardë dollarë

Të dhënat e Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara tregojnë se…

Presidenti kroat: Fluturakja pa pilot ka ardhur nga Ukraina, peshon mbi 6 tonelata – rastin po e cilësojmë si incident serioz

Presidenti kroat Zoran Millanoviq, ka mbajtur një konferencë për media ku ka…

Stoltenberg bisedon edhe me Kurtin, kërkon që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet e t’i kthehen dialogut

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedës me presidentin e…

Osmani viziton Panamanë dhe Kosta Rikën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Panama.…