Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbrojti propozimin që tanke dhe më shumë pajisje t’i dërgohen Ukrainës, në mënyrë që të sigurohet një rezistencë edhe më e fortë ndaj agresorit rus.

“Ne në Bashkimin Evropian vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet. Tani është koha për më shumë pajisje dhe unë personalisht jam në favor të dërgimit të tankeve”, tha Michel në një fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian.

Kohët e fundit, presioni për furnizimin me tanke perëndimore në Ukrainë është rritur. Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë tanket e saj Challenger 2, dhe kjo i hap rrugën Gjermanisë që të dërgojë edhe Leopardët e saj.

Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi që vetëm Gjermania të dërgonte tanke, dhe tani pas vendimit britanik, kjo pengesë është hequr.

Deputeti liberal nga Belgjika, Guy Verhofstadt, njoftoi se 112 anëtarë të Parlamentit Evropian kërkuan një ndryshim të strategjisë dhe dërgimin e tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Euro dixhitale po vjen, çfarë do të thotë saktësisht kjo për Evropën

Banka Qendrore Evropiane (BQE) po bën përparim në përpjekjet e saj për…

Në draft raportin e PE-së, mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE

Në një draft-raport të Parlamentit Evropian që është përpiluar më 25 janar…

“Gostivari 1997” për BDI-në është dita e “qotekut”!

Sheqerim Ahmeti i njohur si “El Cheka” vazhdon me publikim e  bisedave…

E rëndë/ “Donte t’i infektonte të gjithë rreth tij”, arrestohet qytetari pasi infektoi qëllimisht 22 persona me Covid-19

Një banor i Majorca është arrestuar për infektimin e 22 personave me…

Schmitt: Në Ballkan ekziston vetëm një shtet që shkakton ngatërresa – ajo është Serbia

Historiani zviceran dhe profesori në Universitetin e Vjenës, Oliver Jens Schmitt, ka…