Presidenti i SHBA Joe Biden dhe homologu i tij kinez Xi Jinping kanë mbajtur telefonatën e tyre të parë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë ngriti shqetësimet në lidhje me të drejtat e njeriut për komunitetin e ujgurëve.

Biden gjithashtu i bëri presion Xi mbi tregtinë, shtypjen e protestave në Hong Kong dhe tensionet e vazhdueshme me Tajvanin. Sipas televizionit shtetëror kinez, Presidenti i vendit paralajmëroi Biden se marrëdhëniet e këqija do të ishin një katastrofë për të dy vendet.

Tensionet janë rritur në kohët e fundit, rreth tregtisë, spiunazhit dhe pandemisë. Lideri kinez mbajti një ton të ashpër në lidhje me Hong Kongun, Xinjiang dhe Tajvanin, për të cilin Xi i tha Biden se janë çështje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Qeveria e Tajvanit, e cila ka akuzuar qeverinë e Pekinit për stërvitjet ushtarake pranë ishullit të pretenduar nga kinezët, falenderoi Biden për shprehjen e shqetësimit të tij.

Telefonata ishte thirrja e parë midis Xi dhe një Presidenti amerikan që kur lideri kinez foli me ish-Presidentin Donald Trump në Mars të vitit të kaluar. Që atëherë, marrëdhëniet midis dy vendeve kanë rënë në nivelin e tyre më të keq në dekada, ku Trump ka fajësuar Kinën për pandeminë Covid-19.

Gjatë administratës së Trump, Shtetet e Bashkuara filluan një seri veprimesh kundër Kinës, duke përfshirë një luftë tregtare, sanksione kundër zyrtarëve dhe firmave kineze që perceptohen si kërcënime të sigurisë dhe sfidojnë pretendimet territoriale të Pekinit në detin e Kinës Jugore.

Administrata e Biden do të shikojë në muajt e ardhshëm shtimin e kufizimeve të reja në eksporte të caktuara. Ai gjithashtu ka bërë të ditur se ende nuk do të ndryshojë urdhrin për të hequr tarifat që ish-administrata Trump la në vend kundër importeve kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…