Blerim Vela, i cili është shef i stafit në kabinetin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas përfundimit të referendumit serb.

Ai tha se përkundër kërcënimeve nga Serbia, në Kosovë ishte një ditë e qetë.

“Strukturat ilegale të Serbisë nuk arritën ta mbajnë referendumin. Kosova mbajti një qëndrim parimor që ruan paqen dhe stabilitetin rajonal duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, ka shkruar Vela në llogarinë e tij në Twitter.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Serbia ka mbajtur referendumin për ndryshimet kushtetuese, ndërsa Kuvendi i Kosovës me anë të një rezolute mbajtjen e këtij referendumi arriti që ta ndalojë edhe në territorin e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë takon të ndaluarit në Qendrën e Paraburgimit në Hagë

Delegacioni i Ministrisë së Drejtësisë në krye me zëvendësministrin Blerim Sallahu, ka…

A do ketë orë të zgjatur policore gjatë fundjavës?

Vendimi përfundimtar nëse do të ketë orë të zgjatur policore gjatë fundjavën…

Dimitrov kundërshton ashpër Zaharievën: Pohimet e saja janë të pavërteta

Zv.kryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov, ka kundërshtuar deklaratën e ministres për…

RMV: Zgjedhjet i ndjekin 1045 vëzhgues

Për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut janë akredituar 1045 vëzhgues nga…

Shqetësimet po rriten në Ballkanin perëndimor për veprimet e Rusisë

BE dërgon 500 trupa shtesë në Bosnje Hercegovinë Zyrtarët e inteligjencës perëndimore…