Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu sot zhvilloi takim me zëvendësndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Matthew Palmer dhe të dërguarin e Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në takim me ta, Presidentja Osmani theksoi se institucionet e Kosovës janë të përqendruara maksimalisht në menaxhimin e pandemisë, zbatimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, si prioritete themelore  të institucioneve të vendit.

Ajo po kështu i falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në për përkrahjen që u kanë dhënë qytetarëve të Kosovës në këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. Ajo shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Europian për donacionin e vaksinave, dhe shprehu shpresën se edhe SHBA-të do të ndajnë një numër të vaksinave për qytetarët tanë.

Sa i takon procesit të dialogut me Serbinë, Presidentja ritheksoi qëndrimin e institucioneve se Kosova pret që procesi i dialogut të përfundojë me njohjen e ndërsjellë mes dy vendeve. Ajo ripërsëriti qëndrimin se për Kosovën mbetet thelbësore që në këtë proces të respektohen plotësisht integriteti territorial, rregullimi i brendshëm kushtetues dhe shtetëror, si dhe funksionaliteti i vendit. Për më tepër, Presidentja theksoi çështjen e personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës së fundit në Kosovë, si prioritet në këtë proces.

“Ne presim që procesi të përfundojë me njohjen reciproke, duke i respektuar këto parime dhe që marrëveshja të jetë plotësisht e zbatueshme”, nënvizoi Presidentja Osmani.

Palmer dhe Lajçak, nga ana e tyre, e ritheksuan edhe një herë mbështetjen e tyre të plotë për procesin e dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Agim Bahtiri thotë se Thaçi ia tregoi planin për shkëmbim të territoreve më 2015

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, thotë se presidenti i Ksoovës, Hashim Thaçi,…

Arrestohet shtetasi i RMV-së, në Kosovë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se me 6 prill ështëarrestuar një…

Projektligji për asistencën dhe buxhetin në pritje të firmës së Trump

Presidenti amerikan Donald Trump po e kalon fundjavën e festës në pronën…

Qeveria dorëzoi në Kuvend Propozim/Ligjin për shtetësi

Gjatë ditës së sotme Qeveria dorëzoi Propozim/Ligjin për shtetësi në Kuvend. Ndërkohë…

Ngjarja në Elbasan, ambasadorja Kim: Grupet e mbrojtjes së votës, të papranueshme

Krerët e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit amerikan u bënë…