Në Maqedoninë e Veriut prej sot hyjnë në fuqi masat anti-COVID-19 të miratuara nga ana e Qeverisë.

Me masat që do të jenë në fuqi deri më 20 janar, orari i punës i ambienteve të hotelierisë do të shkurtohet deri në ora 18, ndërsa ndalohet edhe organizimi dhe mbajtja e kremtimeve të festave të ardhshme të Vitit të Ri dhe festave fetare.

Masat nuk lejojnë as organizimin e Viti të ri në hapësira të hapura dhe të mbyllura nga persona fizikë dhe juridikë. Kjo vlen edhe për institucionet publike, për shkak të të cilave komunat dhe të gjitha organizatat e krijuara nga vetëqeverisja lokale udhëzohen që përveç që ndalohet çdo tubim grupor dhe organizimi i festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, duhet të heqin dorë edhe nga festimet që eventualisht tashmë janë planifikuar.

Masat kufizuese përfshijnë ndalimin e hoteleve për organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare. Dhe ata, nëse kanë organizuar tashmë festime të Vitit të Ri, duhet t’i anulojnë ato.

Në ambientet e hotelierisë (hotele, motele, bujtina) dhe restorantet e tyre orari i punës është kufizuar deri në 21:00. Ata do të mund të punojnë ekskluzivisht për mysafirët dhe vetëm gjatë shërbimit të vakteve. Orari i punës në kafenetë, baret në objektet e akomodimit hotelierik është i kufizuar deri në orën 18:00.

Masat e reja ndalojnë gjithashtu marrjen me qira të shtëpizave dhe objekteve të tjera turistike për akomodim, për tubime në grupe dhe organizimin e festimeve me rastin e Vitit të Ri të ardhshëm dhe festave fetare, përveç personave nga e njëjta familje.

“Masat e reja parashikojnë riorganizimin e orarit hotelierive dhe ato prej të premtes do të mbyllen në orën 18, në vend të orës 21:00 siç ishte deri më tani. Ndalimi i tubimeve në vendet publike mbetet në fuqi dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale apelohen për të forcuar mbikëqyrjen për respektimin dhe zbatimin e kësaj mase”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Qeveria apeloi që qytetarët të jenë të përgjegjshëm në këtë periudhë, dhe të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…