Aty ku ka qenë, ku është dhe ku do të jetë i Dërguari i Allahut Mëshirëplotë, Muhamedi a.s., aty nuk ka vend për hipokritët e llojit të Shaqir Fetait. Prezenca e tij në shënimin e Ditës së Lindjes të Muhamedit a.s. vetëm sa paraqet përpjekjet e tij qyqare për të mjegulluar të gjitha të bëmat e tij prej hipokriti

Nga Halid Sadiku

Në Gostivar, nën angazhimin e Myftinisë së këtij qyteti, tashmë është bërë traditë që të organizohet një program steriotip kulturo-fetar kushtuar Ditës së Lindjes së Pejgamberit, Muhamed Mustafasë! Natyrisht, kjo do të duhej të ishte një ditë ku do të kujtohej Pejgamberi ynë duke i radhitur të gjitha sukseset jetike që i ka arritur BFI-ja nga përfundimi i eventit të kaluar e deri te ky i sivjetshmi! Me çka e bëmë krenar të Dërguarin e Allahut Mëshirëplotë? Me çka u mburrëm para Tij si pasardhës dhe pasues të Rrugës së Ndritshme që na e trasoi Ai me shokët e vet besnikë.
A mundet që të jetë i sinqertë një person si Shaqirt Fetai, i cili përpiqet të shpreh “respektin” e vet për Pejgamberin tonë, ndërkohë që, që kur pranoi të instalohet dhushëm në krye të BFI-së nga shërbimet antiislame e antikombëtare e deri më sot, ka vepruar vetëm në kundërshtim të porosive të Muhamedit a.s. Një tradhëtar, një përçarës, një rrënues i vlerave morale, fetare e kombëtare të arritura me mund e me djersë përgjatë dekadave, një hipokrit, një degradues dhe një dezorganizus i xhematit, një gënjeshtar e një zhvatës i vakëfit – a mund të jetë një person i këtillë, si Shaqir Fetai, i denjë për t’iu drejtuar një auditori për ta lutur që të jetë pasues i denjë i veprave të Muhamedit a.s.
A mun ta ketë gëzuar Muhamedit a.s. Shaqir Fetai i rrethuar e i shoqëruar nga dilinxhinjë, hajna, rrencakë, të pashpirtë, imoralë e hipokritë! Po sikur të pyetej publikisht nga Pejgamberi a.s. se kush janë këta shoqërues të tij – pa dyshim, Shaqir Fetai do ta kishte gënjyer publikisht Muhamedin a.s. duke ia prezantuar si të po atij niveli që ishin as’habët e tij! E ka këtë trohë fytyre Shaqir Fetai për ta genjyer edhe Pejgamberin a.s., siç përpiqet ta mashtrojë edhe Allahun xh.sh. në ditë me diell!
Pas një përshendetje prej 5 minutave e shumë monotone, Shaqir Fetai mori guximin që të hyjë në temë, të flasë nja 18 minuta, para të pranishmëve të cilët e humbën durimin dhe nisën ta shajnë, sepse nuk ishin ardhur për të dëgjuar kopalla prej tij, por, për të dëgjuar zëra të bukur të atyreve që këndojnë pjesë nga Kurani e ilahi! Si ju tha Shaqir Fetai atyre që kënduan ilahi e ashere?! “Këndusa”, ju tha! Në shumë treva shqiptare “këndues” i thonë gjelit, ndërsa këngëtarë u thonë atyreve me zë të bukur e të ëmbël që këndojnë këngë, pra, edhe ilahi!
Në një moment Shaqir Fetai do ta humb kontrollin e do të dalë fare në stërrnishta! Tamam si ata të pafytyrët, do të shprehte “dëshirë” për ta pasur sot gjallë Muhamedin a.s.: ”ta sjellim në kohën në të cilën ne jetojmë, të ulemi e të bisedojmë me te, të na mësojë rreth praktikës së fjalës hyjnore, të na tregojë metodologjinë dhe strategjinë e veprimit për të qenë në shërbim të njerëzimit, për të qenë në afrim me njëri tjetrin, për të qenë në Shërbim të Zotit…” Kush e shpreh këtë “dëshirë”, Shaqir Fetai që një jetë të tërë ishte në shërbim të Temelko Boshkovskit e të Stanko Dragoviqit, duke hequr dorë nga emri që i është kënduar nga ndonjë “këndus” në vesh e duke u pagëzuar nga UDB-a me emrin “ORAO”! Kush e shpreh këtë “dëshirë”? Shaqir Fetai që e luajti lojën më të ndytë e më të rrezikshme që është luajtur ndonjëherë mbi kurriz të BFI-së, Institucionit të vetëm fetar islam në RMV! Ky të flasë për moralin ndërkohë që luajti rolin më të pamoralshëm mbi prijësin fetar dhe mbi liderin që ai deri një ditë para se t’ia ngulte thikën pas shpine e vlerësonte si “figurë markante” e si mysliman të devotshëm i cili ka trasuar rrugën e ndritshme për islamin dhe myslimanët në këta troje!
“Sonte e kemi Muhamedin a.s. me ne”, do të thotë Shaqir Fetai, për të vazhduar: “dhe ai është i lumtur dhe i gëzuar me ne…” Pavarësisht të bëmave të tmerrshme të Shaqir Fetait, pavarësisht që dikujt ia ka këputur e përvëluar shpirtin, qoftë nga xhelozia, qoftë nga djallëzia, qoftë nga intrigat e tij, qoftë nga porosia e shërbimeve nëntokësore, Shaqir Fetai mendon se gjithkush që gjendet para tij, pra edhe Muhamedi a.s., duhet të jetë i gëzuar dhe i lumtur! Sjellje kjo tipike e xhelatëve, sepse, edhe xhelati, pas aktit të vet antihuman thotë: “jam i gëzuar që ia shkurtova vuajtjet kësaj viktime”! Shaqir Fetai vazhdon: “Ne jemi krenar që porosinë e Muhamedit a.s. e bartim dhe e prezantojmë…” Po a është porosi e Pejgamberit a.s. për të vjedhur vakëfin? A është porosi e Pejgambetrit a.s. për ta vjedhur haxhin, kurbanët, fitrin e zeqatin? A është porosi e Pejgamberit a.s. që të lejohet futja e pykave madje edhe me dëshirën më të madhe të institucionalizohen ato “pyka” përçarëse të ummetit të Muhamedit a.s., duke legalizuuar dhe përkrahur turlifarë “bashkësie islame” në vend? A është porosi e Pejgamberit a.s. që të blehet përkrahja e organeve duke i korruptuar e duke i shantazhuar? A është porosi e Pejgambriit a.s. që për t’ia bërë qejfin pushtetit maqedonas, i blihet njeriut të këtij pushteti makina prej të cilës Shaqir Fetai (apo sekserët e tij) do t’i fusin në xhep rreth 17 mij euro, para nga fitri e zeqati! A është porosi e Pejgamberit a.s. që të lihet vakëfi (ish-selia e Myftinisë së Shkupit) në hipotekë me qëllim që të sigurohen para për rrogat e majme për degraduesit më të mëdhenj të jetës institucionale fetare në vend! A është porosi e Pejgamberit a.s. që të dëbohen nga vendi arabët të cilët kishin nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e një objekti jetik për vakëfin e Myftinisë së Gostivarit! Fare në fund – a është porosi e Pejgamberit a.s. që teologët “e respektuar” të futen në skemat e rrezikshme të atyreve që nuk ia duan të mirën as kombit dhe as fesë dhe, të realizojnë strategjinë e tyre për ta ushtruar një puç e një tradhëti një komplot e një mort mbi BFI-në siç e zhvilloi Shaqir Fetai me honxho bonxhot e tij?!
Shaqir Fetai në këtë shënim të Ditëlindjes së Pejgamberit a.s. para të pranishmëve u tallë me Personalitetin e Pejgamberit a.s. si dhe me Porositë e tij të shenjta, në mënyrë cinike i përçmoi të pranishmit dhe, tek bashkëveprimtarët e vet përcolli mesazhin: bëni veprime antiislame sepse do t’i mbuloni ato me “ligjerata islame” kur t’ju jepet rasti!
Emërues i përbashkët i kësaj tallje, këtij cinizmi dhe këtij përçmimi ishte vetëvlerësimi skandaloz i Shaqir Fetait, i cili në një moment do të thotë (minuta 16.08) tha: “Por, ja edhe unë si doktor Kurani”!!! Shaqir Fetai “doktor Kurani”?!? Nëse Shaqir Fetai na qenka “doktor Kurani”, atëherë, myslimanët e vendit i bie që të jenë “pejgamberë”!
Nuk mund të jetë “doktor Kurani” ai për sojin e të cilit vetë Kurani thotë: “Ka ndonjë njeri (hipokrit), fjalët e të cilit në jetën e kësaj bote ta bëjnë qejfin dhe që betohet në Allahun për atë që mban në zemër, por që, në të vërtetë, është kundërshtari (yt) më i betuar.” (El Bekare, 204). Nuk mund të jetë i umetit të Muhamedit a.s. ai hipokrit (soj i Shaqir Fetait) për të cilin vetë Muhamedi a.s. ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tri: kur flet, gënjen; kur premton, mashtron dhe kur i besohet diçka, tradhton! (Muslimi shton: Edhe nëse agjëron, falet dhe mendonse është musliman.)” (Shënon Buhariu dhe Muslimi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Si të falet vrasja e identitetit kulturor!

Midis nesh Në manifestimin përkujtimor, organizuar me rastin e tridhjetë vjetorit të…

Shaqir Fetai – “islamofili” islamofob

Në një intervistë, në një televizion puro partiak (BDI), intervistuar nga një…

Franca dënoi krimin kolonial, a do ta bëjë Serbia të njëjtën gjë?

Shaban Murati / Për herë të parë në 60 vjet, presidenti i…

Çka fshihet pas takimeve për kafe me Shaqir Fetain

Cila do të ishte logjika apo kënaqësia e Zijadin Selës, e Menduh…

Shaqir Fetai e humbi kontrollin! E humbi…

Me Shaqir Fetain gjithçka rrjedh egër, çdo proces është ilegal dhe në…