Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pompeo, deklaroi se ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov.

Pompeo i ka thënë Lavrovit se “do ta paguajë një çmim të madh” nëse rezultojnë të sakta raportimet se rusët kanë kërcënuar ushtarët amerikanë në Afganistan, raporton Reuters.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL), Pompeo tha se përfaqësuesit e lartë të ushtrisë amerikane gjithashtu kanë komunikuar me kolegët e tyre rusë, transmeton Telegrafi.

New York Times raportoi në fund të qershorit se Agjensia Qendrore e Inteligjencës e Rusisë dyshohet se pagoi luftëtarë talibanezë që të kryejnë me sukses sulme mbi ushtarët amerikanë dhe anëtarët e tjerë të forcave të NATO-s.

I pyetur nëse i besonte atyre raportimeve, Pompeo u përgjigj “Ne e kemi sqaruar atë. Ne e dimë se rusët armatosën talebanët në të kaluarën, ne e dimë se iranianët janë ende duke i armatosur ata sot”.

Pompeo gjithashtu theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë shprehur qartë synimet dhe se do të bëjë gjithçka që duhet për ta mbrojtur çdo ushtarë amerikanë, i cili merr pjesë në aksione të ndryshme të NATO-s në Afganistan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…