Polonia do të propozojë vendosjen e raketave shtesë Patriot pranë kufirit të saj me Ukrainën, pas një oferte nga Gjermania.

Ministri i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak tha: “Gjatë bisedës së sotme me palën gjermane, unë do të propozoj që sistemi të vendoset në kufirin me Ukrainën”.

Lajmi vjen pasi Gjermania i ofroi Varshavës sistemin e mbrojtjes raketore për ta ndihmuar atë për të siguruar hapësirën e saj ajrore pas rrëzimit të një rakete në Poloni javën e kaluar.

Qeveria gjermane kishte thënë se do të ofronte ndihmë të mëtejshme në mbikëqyrjen ajrore me Eurofighters pas incidentit, i cili fillimisht ngriti frikën se lufta në Ukrainë mund të përhapej përtej kufirit.

Sistemi i mbrojtjes raketore Patriot i ndërtuar, nga firma amerikane Raytheon, është projektuar për të kapur raketat që vijnë.

Ndryshe, raketa që goditi Poloninë javën e kaluar, duke vrarë dy persona, duket se ishte gjuajtur nga mbrojtja ajrore e Ukrainës dhe jo nga një sulm rus, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

SHBA-ja regjistroi afër 250 mijë raste të reja me coronavirus

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan 249,709 raste të reja me coronavirus,…

Zjarri në spitalin modular të Tetovës, Besimi: Ka fakte të pakontestueshme për pafajësinë time

Ish-drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi si i akuzuar në rastin…

Supremja solli vendim – nuk do të ketë gjykim të ri për Rastin e Kumanovës

Për lëndën “Lagja e Trimave” apo siç njihet edhe si Rasti i…

Hisni Shaqiri nesër provomon librin “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”

Nesër do të promovohet libri “Golgota e shqiptarëve të Maqedonisë”, e autorit…

Aksion kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë është duke…