Vendet anëtare të NATO-s, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë aktivizuar Nenin 4 të NATO-s për nisjen e konsultimeve brenda aleancës, mbi sulmet ruse në Ukrainë.

“Palët do të konsultohen me njëri-tjetrin për integritetin territorial, pavarësisë politike apo sigurinë e secilit që mund të kërcënohet”, thuhet në Nenin 4 të Aleancës.

Sipas website të NATO-s, konsultimet nën Nenin 4 mund të çojnë në veprime kolektive mes 30 vendeve anëtare.

Në website thuhet se ky nen është aktivizuar 6 herë në të shkuarën që prej formimit të aleancës në 1949, më  e fundit nga Turqia në Shkurt të 2020-s, pasi me dhjetëra ushtarë turq u vranë nga një sulm nga forcat qeveritare siriane në vendet e drejtuara nga forcat opozitare në veri të Sirisë.

Turqia e ka thirrur Nenin 4 në katër raste të tjera: një herë në 2015 për të informuar aleancën për reagimin e saj ndaj sulmeve terroriste në vend; dy herë në vitin 2012 pasi një avion luftarak turk u rrëzua në veri të Sirisë dhe pasi civilët turq u vranë nga sulmet me granata siriane; dhe në vitin 2003 kur kërkoi ndihmën e aleancës për të mbrojtur popullsinë e saj nga çdo pasojë e luftës në Irakun fqinj.

Në dy nga këto raste, NATO u përgjigj me ndihmë ushtarake.

Polonia thirri Nenin 4 në 2014 pas agresionit të mëparshëm rus në Ukrainë, një takim që rezultoi në përpjekje të mëtejshme të aleancës për të qëndruar të bashku kundër çdo kërcënimi.

Neni 4 është i ndarë nga Neni 5, që është deklarata e aleancës se një sulm kundër një anëtari konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Për disa orë 30 ndërhyrje të Ndihmës së Shpejtë në Shkup

“Janë rritur thirrje në Ndihmën e Shpejtë në Shkup, ndërsa ekipi që…

Një analizë, nga shtrati i spitalit ku jam shtruar në Madrid

Nga Havier Solana –  01/04/2020 Siç mund ta dinë shumë lexues, unë aktualisht ndodhem i…

Ja sa do të rrijë në paraburgim Muhamed Zekiri

Gjykatësi i procedurës paraprake ka vendosur sonte vonë që ta pranojë propozimin…

Sllovenia përkrahë propozimin portugez për kontestin Maqedoni-Bullgari

Autoritet maqedonase i kanë drejtuar sytë kah presidenca sllovene e Bashkimit Evropian,…

Bllacalitë hedhin poshtë pretendimet e Grubit: Shihemi në gjyq!

Për këtë tokë i është paguar tatim komunës në vlerën prej 50…