Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha sot se një pjesëtari serb të Policisë së Kosovës iu dogj vetura me targa RKS nga strukturat ilegale. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, para 10 ditësh tha se një nga ata që i ka kthyer targat e veturës në RKS është pjesë e institucioneve të Kosovës.

Një polic i etnisë serbe në Policinë e Kosovës është sulmuar, ka shkruar sot në Twitter ministri Sveçla.

Ai tha se policit iu dogj vetura nga strukturat ilegale, të cilat, Sveçla i kërkoi Vuçiqit të mos ua përkrah veprimet e dhunës dhe terrorit ndaj qytetarëve kosovarë.

“Tendencat për të ndjellur frikë vazhdojnë. Sot një tjetër oficer serb i Policisë së Kosovës është sulmuar nga strukturat ilegale, të cilat dogjën veturën e tij me targa legale RKS. Kjo është një thirrje e hapur për t’u luftuar institucionet e Republikës së Kosovës. I kërkojmë Vuçiqit të ndalojë së përkrahuri veprimet e dhunshme dhe terroriste ndaj qytetarëve besnikë të Republikës së Kosovës”, shkroi Sveçla.

Dhjetë ditë më parë, Presidenti serb pas mbledhjes që ka pasur me këshillin e sigurisë të Serbisë ka folur edhe për çështjen e targave. Siç thoshte Vuciq, “deri në orën 08:00 të datës 10 shtator dy persona kanë raportuar për ndërrim të targave, njëri në veri dhe tjetri në jug”.

Vucic ka thënë se personi që jeton në pjesën veriore dhe që ka ndërruar targat “është pjesë e institucioneve shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

17-vjeçari vret shokun e tij për një postim në rrjete sociale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi. Një postim në rrjete…

Janeva në gjendje të rëndë shëndetësore, mbrojtja kërkon heqjen e paraburgimit

Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e ish Prokurores Speciale, Katica Janeva, këtë e…

Vuçiq u tregon serbëve se tabelat RKS lëshohen nga 1 shtatori “Ka afat dy muaj, të shohim”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dekalruar se më 1 shtator do…

Zbarkimi amerikan në Shqipëri për stërvitjen e forcave të NATO-s , ‘alarmohet’ ministri rus i Mbrojtjes

Ditën e sotme në Portin e Durrësit zbarkuan një numër shumë i…

Tentuan të kalonin enklavën spanjolle, ndërrojnë jetë tragjikisht 18 migrantë

Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një…