Qeveria e Kosovës në fund të qershorit vendosi masën e reciprocitetit në çështjen e dokumenteve personale.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi më datë 1 gusht.

Për këtë policia thotë se i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Sipas vendimit të ekzekutivit, nga 1 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje dhe dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë.

Ky dokument do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore, njofton policia.

Të gjithë qytetarët e Kosovës që hyjnë në territorin e Serbisë e kanë procedurë të njohur këtë.

Ata në kufi marrin një certifikatë që i zëvendëson dokumentet e tyre personale.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për pajisje të qytetarëve me dokumentin për hyrje/dalje

Prishtinë, 24 korrik 2022

Policia e Kosovës, bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës i cili ka të bëjë me kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore në zbatim të këtij vendimi.

Ashtu siç parashihet me vendim, nga 01 gusht 2022 çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një dokument hyrje/dalje që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Dokumenti hyrje/dalje do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore.

Me qëllim të zbatimit të vendimit, mundësimit të pajisjes më të shpejtë me dokument hyrje/dalje për qytetarët që kanë nevojë, shmangies së pritjeve dhe mundësimit të qarkullimit më të lehtë kufitar, Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore, si në aspektin e burimeve njerëzore, po ashtu edhe në ato teknike e logjistike.

Policia e Kosovës sipas detyrës do të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kompetente në interes të zbatimit të vendimit dhe të të gjithë qytetarëve pa dallime.

Me qëllim që qytetarët të kenë njohuri të mjaftueshme për pajisje me dokumentin për hyrje/dalje, në vijim (në dy gjuhë) ju paraqesim informacionet zyrtare.

PAJISJA ME DOKUMENTIN PËR HYRJE-DALJE

• Çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës nga data 1 gusht 2022 me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje.

• Dokumenti për Hyrje/Dalje do të zëvendësojë dokumentin e identifikimit personal gjatë hyrjes dhe qarkullimit në territorin e Republikës së Kosovës, si dhe për shfrytëzim në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës.

• Dokumenti për Hyrje/Dalje do të lëshohet në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor dhe ajror.

• Dokumenti për Hyrje/Dalje ka afat vlefshmërie nëntëdhjetë (90) ditë.

• Me dokument për Hyrje/Dalje pajisen edhe personat e moshës nën 16 vjet, të cilët nuk posedojnë dokument identifikimi, me kusht që të kenë me vete certifikatën e lindjes me fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Natë e vështirë për Kievin! Nuk ndalen shpërthimet, avionët ushtarakë fluturojnë pranë ndërtesave

Shpërthime të shumta janë ndjerë këtë të premte në mbrëmje në Kiev,…

Shqiptari që lufton për Ukrainën kundër Rusisë: E bëj për demokracinë

Një 24-vjeçar shqiptar është në mesin e vullnetarëve në krah të ukrainasve…

Pentagoni po ndjek raketën kineze që po kthehet në tokë – me shpejtësi 300 mijë km/h – në mënyrë të pakontrolluar

Pentagoni ka thënë se po ndjek një pjesë të një rakete kineze…

Prag katastrofe, fundoset anija me kimikate

Ashtu sikurse ishte parashikuar anija në brigjet perëndimore të Sri Lankës është…

Prishtina demanton Moskën: Nuk ka luftëtarë kosovarë në Ukrainë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e  Kosovës ka hedhur poshtë…