Policia e Shtetit i është drejtuar me një letër refuzuese kërkesës së PD-së për të ushtruar një të drejtë kushtetuese, protestën.

Sipas policisë, opozitës nuk do t’i jepet leje për të protestuar të martën përpara sheshit të Parlamentit, me argumentin se është penguar puna e deputetëve si dhe është cënuar siguria e tyre. Policia ka argumentuar se në bazë të të dhënave të tyre dhe precedentit të së martës së mëparshme, është refuzuar e dhënie e lejes për protestë, e cila pritet të mbahet në orën 10:00 të paradites, njësoj si seanca plenare.

“Kërkesa juaj për tubim para parlamentit, cënon sigurinë e Institucionit me Rëndësi të Veçantë, siç është Kuvendi i Shqipërisë, pengon hyrjen në të të deputetëve, administratës dhe punonjësve të tjerë, vë në rrezik jetën e tyre dhe pengon zhvillimin e punimeve të parashikuara për në orën 10:00 të kësaj date, ndaj ndalohet zhvillimi i tubimit tuaj në vendin që keni kërkuar”, thuhet në letrën e policisë.

Por nga ana tjetër mësohet se PD e ka cilësuar këtë refuzim të kërkesës së tyre si një akt politik të turpshëm të qeverisë, e cila është zhveshur nga çdo normë legjitimiteti. Pritet që opozita të dalë në shesh të martën, pavarësisht mos dhënies së lejes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…