E ashtuquajtura “Brigada Veri” ka vazhduar me krijimin e grafiteve të reja në Mitrovicë të Veriut.

Përmes tyre, serbëve u kërkohet që siç thuhet “të tregojnë rezistencë më 21 nëntor”, ditën kur do të fillojë shqiptimin e gjobave për shoferët që nuk i kanë konvertuar targat e tyre në RKS.

Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, ka thënë se policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për hetim dhe procedim të mëtejmë lidhur me grafitet.

“Me datë 13.11.2022 gjatë natës, në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës Veri, janë hasur disa grafite me mbishkrime të ndryshme në gjuhen serbe. Policia e Kosovës, me njësitet e saj ka ndërmarr veprimet e nevojshme policore, për hetim dhe procedim të mëtejmë, lidhur me grafitet e shkruara në disa mure dhe rrugë”, ka thënë Kelani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

LSDM dhe BDI kundër koalicionit të gjerë

Partitë më të mëdha të koalicionit qeveritar, LSDM dhe BDI, e kundërshtojnë…

Kroacia deporton emigrantët në Bosnje

Një grup prej 93 emigrantësh, të cilët u deportuan nga Kroacia në…

BE-ja po i afrohet vendosjes së një kufiri të çmimit prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse

Bashkimi Evropian u dakordua paraprakisht të enjten, për vendosjen e një kufiri…

FMN ndau 175, 5 milionë euro për Maqedoninë e Veriut

Fondi Momentar Ndërkombëtar i ka ndarë Maqedonisë së veriut 176.5 miljon euro…

MPB me detaje për vrasjen në Çair

Sonte në SPB Shkup është raportuar për të shtëna me armë zjarri…