Qeveria mendon për të mirën e qytetarëve. Ka shtrënguar masat duke prekur edhe në gëzime apo pikëllime familjare. Nuk ka tubime masive, as në dasëm as në mort. Nuk ka tubime masive as në urim e as në pikëllim, as në sport e as në kulturë, as në rrugë e as në parqe. Ndryshe, nuk do të mund të luftohet pandemia. Është konstatuar shkencërisht se, një prej masave është edhe distanca fizike. Në tubime, në dasma, në ngushëllime, e në sebepe, nuk ka distancë fizike. Prandaj i ka ndaluar të gjitha tubimet, madje edhe i ka sanskionuar. Nuk ka as dasma dhe asgjë. Nuk janë të pakta rastet kur policia e shtetit ka ndërhyrë, madje edhe ka gjobitur dasmorë të cilët nuk respektojnë masat.
Por, a e ka parë, madje, a e ka përcjellë policia e shtetit “reisin” e falsifikuar, Shaqir Fetain, i cili madje edhe ua bën publike tubimet e miqve në kabinetin e tij. A vlejnë këto masa edhe për Shaqir Fetain, apo, bashkëpunëtorët e shërbimeve sekrete përjetë mbeten të benificuar. A e ka parë policia e shtetit fotografinë e Shaqir Fetait me nja 60-70 hoxhallarë nga Tetova që iu futën që të gjithë në zyre për t’ia uruar vjedhjen me sukses të postit të reisit!
Policia nuk duhet të punojë me dy kuti! Nuk duhet që ta tolerojë më të gënjejë e të manipulojë, duhet të dijë se Shaqir Fetai nuk është i besueshëm, tjetër flet e tjetër vepron. Nëpër intervista thotë se angazhohet për distancë fizike të xhematit nëpër xhami, ndërsa në zyren e tij mund të futen edhe njëqind për një herë, vetëm le të vijnë që ta urojnë. Si me qenë uratat më të rëndësishme se safet e mbushura në namaz! Shaqir Fetai mendon se duke e uruar masovikisht, do të çlirohet nga ajo brengë shpirtërore, e patjetërsueshme, e përjetshme, për faktin që është shumë i vetëdishëm për vjedhjen, falsifikimin dhe uzurpimin e postit reis me ndihmë partiake e të pushtetit.
Se, pushteti gjithnjë i ledhaton “njerëzit e vet” dëshmon edhe ky kollazh me fotografi me të cilët ilustrohet ky tekst. Turp për shtetin dhe për Shaqir Fetain që dalin në breg të rrenës me kënaqësinë më të madhe.
Nëse dikur Sulejman Rexhepi e shpallte të vdekur Koronavirusin, Shaqir Fetai po e ngjallë masovikisht. Nëse ish-reisi paska dhënë një deklaratë aksidentale (ndonëse si ai mendojnë mijëra shkencëtarë në botë), çka është duke bërë Shaqir Fetai përveçse po kontribuon në përhapjen sa më të shpejtë të Koronavirusit. Organet gjegjëse të shtetit mjaft e ledhatuan Shaqir Fetain, sepse ky është një tip që ta kërkon gishtin e mesëm e ta rrëmben tërë krahun!(J.S)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…