Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar një person për mos deklarim të parave.

Bëhet fjalë për një shtetas të Serbisë, të cilit i kanë gjetur mbi 12 mijë euro dhe 363 mijë dinarë

Tutje, në njoftim thuhet se për rastin janë njoftuar prokurori kujdestar, derisa rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme.

“Sot, rreth orës 15:00, pran brezit kufitar në Jarinjë, patrulla policore kufitare ka ndaluar një veturë të cilën e drejtonte një person shtetas i Serbisë. Gjatë kontrollit janë gjetur 12.665 (dymbëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e pesë) euro dhe 363.080 (treqind e gjashtëdhjetë e tremijë e tetëdhjetë) dinar (valutë e Serbisë), të holla këto të pa deklaruara. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe rasti me parat i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin  e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shkencëtarët publikuan rezultatet mbi ilaçin Remdesivir, për të trajtuar pacientët me coronavirus

Gati një muaj pasi shkencëtarët amerikanë pretenduan se një ilaç eksperimental kishte…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

“Financial Times”: Mbledhja e liderëve zgjati deri në 2 pas mesnate, Makron nuk iu përgjigj gazetarëve

Financial Times” i ka kushtuar një artikull sot, sfidave të forta me…

Të shtëna me armë jashtë spitalit, një i vdekur

Një person mbeti i vdekur dhe një tjetër u plagos pas disa…

Protestuesit ia ndërpresin fjalën Trendafilovës me fishkëllima

Disa aktivistë të PSD-së ia kanë ndërprerë fjalën kryetares së Dhomave të…