Assesi të stabilizohet situata në Këshillin Gjyqësor. Tre ditë më herët inspektorë të Policisë kanë kontrolluar kamerat e këtij institucioni pasi një prej anëtarëve ka dyshuar që dikush i ka hyrë në zyrë pa leje dhe ka gërmuar në gjërat e tij. Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev e konfirmoi këtë aksion policor por nuk tregon në qoftë se deri tani është zbuluar diçka. Kjo nuk do të jetë “përballja” e vetme e Këshillit Gjyqësor me drejtësinë, javën e kaluar anëtarja e këtij institucioni Vesna Dameva paditi këtë institucionin dhe anëtarë të caktuar për shkelje ligjore gjatë procedurës së shkarkimit të saj.

“Asnjë problem nuk shohë në këtë situatë, edhe pse e shohë që në media kjo veçse është plasuar, mirëpo ne nuk fshihemi nga kjo situatë, situata është e tillë, meqë kemi kështu dyshimesh, është e rrugës që të hetohet në mënyrë që të shihet se si qëndron puna”, tha Sashko Georgiev, kryetar i Këshillit Gjyqësor. /Ardit Ramadani-Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Instituti “Robert Koch”: Maqedonia nuk ndodhet në listat e vendeve të rrezikshme nga coronavirusi

Sipas të dhënave të publikuara në Institutin Shtetëror të Gjermanisë “Robert Koch”,…

ShBA, projektligj dypartiak për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor

Një grup senatorësh amerikanë, nga të dy krahët, paraqitën një projektligj që…

Osmani: 6.000 shqiptarëve në Serbi iu mohua e drejta për të votuar – të reagojë komuniteti ndërkombëtarë

Ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi.…

Biden: Do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë të mbrohet nga forcat pushtuese ruse, do t’ju ofrojmë edhe para e ushqim

Presidenti amerikan në një postim të bërë në llogarinë e tij në…

Njihuni me vendin që është shtuar me 40% banorë në dekadën e fundit

Popullsia e Tanzanisë është rritur me pothuajse 40% në 10 vjet, duke…