Policia mbrëmë ka qëlluar mbi një veturë në qendër të Parisit, duke lënë të vdekur dy persona e një tjetër të plagosur, kanë bërë të ditur radioja France Info dhe e përditshmja franceze Le Figaro.

Incidenti ndodhi gjatë mbrëmjes së të dielës, në afërsi të Pont Neuf të Parisit. Policia fillimisht vërejti veturën derisa po lëvizte në kahjen e kundërt, dhe tentoi t’ia bëjë një kontroll, transmeton Telegrafi.

BFM TV gjithashtu raporton se kanë filluar hetimet për të përcaktuar shkakun që çoi deri te kjo. Të shtënat ndodhën pas pasmesnatës, disa orë pasi që presidenti aktual Emmanuel Macron fitoi ndaj Marine Le Pen në zgjedhjet presidenciale.

E personi i tretë është plagosur dhe dërguar në spital, por nuk ka pasur indikacione që incidenti mund të ketë ndonjë lidhje me protestat e mbështetësve të Le Pen pasi që shpërthyen pas publikimit të rezultateve.

“Vetura i ishte vërsulur policisë pak pas mesnatës dhe kishte refuzuar t’ju bindet urdhrave të policisë. Një prej policëve hapi zjarr dhe vrau dy persona, e të tretin e plagosi”, tha një burim i afërt me policinë që ishin në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Presidentja Osmani në Deçan: Rast shumë i çuditshëm, të helmuarit u furnizuan nga dy burime uji

Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar sot në Deçan për të parë situatën…

SHBA dërgoi qindra raketa anti-ajrore Stinger në Ukrainë

Shtetet e Bashkuara i kanë dorëzuar Ukrainës qindra raketa Stinger, si pjesë…

Franca dëshiron që certifikata e vaksinimit të jetë në fuqi deri në verën e vitit 2022

Qeveria franceze po shqyrton prezantimin e një projektligji që do ta lejojë…

Spasovski: Mijallkov nuk u largua fare nga Shkupi

Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski deklaroi se Sasho Mijallkov nuk është larguar…

Protestat në Tetovë, reagon ASH

Janë dhjetëra raste dhe tragjedi në të cilat kanë humbur jetën dhe…