Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer kontrolle në shtatë lokacione në veri të vendit që lidhen me ngjarjet e 24 shtatorit 2023, ku janë gjendur armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Në njoftim thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

“Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

“Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

  • 87 copë eksploziv të tipit TM 100
  • 3 granata hedhës dore (zola)
  • 1 armë automatike AK-47
  • 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD
  • 14 karikatorë
  • Municion të kalibrave të ndryshëm
  • 63 detonatorë elektrik
  • 23 detonatorë mekanik
  • 1 orë për aktivizim
  • 1 granatë dore M79
  • 3 tuba fitila ndezës
  • Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të

karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Osmani për reagimet rreth vizitës së Kurtit në Maqedoni të Veriut: Keqkuptim i vogël që tejkalohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi sot (e martë) se vizita e…

Shpërthim i madh në qytetin në jug të Moskës teksa helikopterët qëllojnë në kolonën e Wagner; Putin e quan rebelimin “tradhti”

Vladimir Putin ka akuzuar Yevgeny Prigozhin për “kryengritje të armatosur” ndërsa forcat…

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës do të qëndrojë në këtë post, pavarësisht spekulimeve rreth shkarkimit të tij

Në fillim të këtij muaji, ishte shkaktuar një konfuzion pasi u tha…

Stoltenberg, Zelenskyt: Jemi dakorduar për pakon trepjesëshe që e afron Ukrainën me NATO-n

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg…

Ish-presidenti brazilian Bolsonaro përshëndetet me përkrahësit

Presidenti në largim i Brazilit, Jair Bolsonaro, është përshëndetur të premten me…