Dje rreth orës 15.00 në atarin e fshatit Banjicë e Epërme të Gostivarit, policia në koordinim me përfaqësues të NP “Pyjet Nacionale” dhe Policinë pyjore, kanë hasur A.I. (47), A.Q. (43), M.S. (47) dhe K.B. (51) nga ky fshat, të cilët në traktor kanë ngarkuar dru për djegie pa asnjë dokument.
Katër personat janë priovuar nga liria dhe mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar për zbardhje dhe dokumentim të rastit, kurse traktori dhe drunjë i janë dorëzuar Policisë pyjore.