Arben Taravari, Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët është kërcënuar sot përmes rrjeteve sociale nga dy qytetarë të etnisë maqedonase.

Pero Pecanovski dhe Darko Damjanovski jane dy personat që në rrjetin social Facebook kanë lëshuar kërcënime dhe thirrje për dhunë ndaj të parit te Gostivarit.

Siç mësohet, njëri prej “kërcënuesve” është i punësuar si polic në Stacionin e Policisë në Gostivar.

Kërcënimet e tilla në rrjete sociale paraqesin vepër penale sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut dhe atë sipas Nenit 144 të këtij kodi, vepra të tilla mund të dënohen nga një deri në pesë vite burg.

In7 kontaktoi me kabinetin e Taravarit. Edhe pse nuk deshën ta komentojnë rastin, shkurtimisht theksuan se presin nga organet kompetente të marrin masat e duhura.

Për kanosje dhe kërcënime të tilla në rrjete sociale në disa raste ish kryeministri Zaev ka paditur disa persona ndaj te cilëve është zhvilluar procedurë adekuate gjyqësore./in7

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…