Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind të popullsisë së saj aktuale, nëse vazhdon trendi aktual i reduktimit të popullsisë, raporton portali Visual Capitalist, duke u thirrur në të dhënat nga Kombet e Bashkuara dhe Banka Botërore, transmeton Portalb.mk.

Maqedonia është e 18-ta në listën e 20 vendeve me rënien më të madhe të parashikuar të popullsisë në dekadat e ardhshme.

Sipas të dhënave, popullsia në vend do të zvogëlohet për 10,9 për qind, gjegjësisht në Maqedoni do të jetojnë afro 200 mijë banorë më pak se sot.

Nga ana tjetër, Shqipëria ndodhet në vendin e 10-të, e cila në dekadat e ardhshme do të humbasë 15.0% të popullsisë së saj.

Në vendin e parë me zvogëlimin më të madh të popullsisë ndodhet Bullgaria, e cila në dekadat e ardhshme do të ketë 22.5% popullsi më të ulët./Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Sot lirohen disa persona nga karantina shtetërore

Sot, e diel nisë largimi nga karantina shtetërore i dhjetëra shtetasve të…

Mario Draghi jep dorëheqje pas shpërbërjes së koalicionit italian

Kryeministri italian, Mario Draghi ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund një…

Vuçiq thotë se mund të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe Kosova të anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka drejtuar kombit rreth zhvillimeve dhe…

Navalny dënohet me nëntë vjet burgim

Udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalny, u dënua me nëntë vjet burgim,…

Përfundon seanca gjyqësore, pritet vendimi mbi kërkesën e Prokurorisë për paraburgim të Muhamed Zekirit

Në Gjykatën Penale ka përfunduar seanca në Gjykatën Penale me Muhamed Zekirin.…