Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka zbuluar detaje lidhur me planifikimin e atentatit ndaj tij dhe Lumir Abdixhikut, Avdullah Hotit dhe Arben Gashit. Zemaj është shprehur se motivet e këtij atentati janë politike, pasi siç tha ai, nuk ka asgjë personale me askënd, raportojnë mediat në Kosovë.

“Gjithcka ka qenë në koordinim me policinë e Kosovës, gjatë këtyre 24 orëve ka dalë si informacion dhe është bërë publike këtë fazë pak më të hershme. Nuk po dua të jem i rezervuar jam jurist me profesion dhe dua t’i ruaj disa gjëra derisa të ketë prononcim nga policia e prokuroria.

Nëse ekziston një mendësi në Kosovë se dikush duhet të eliminohet politikisht se përse është kundërshtarë I dikujt këtu në Kosovë ose pse i takojnë LDK-së, e shihen si kuadro që mund të udhëheqin të ardhmen me Kosovën kjo s’do koment. Nëse ata evidentohen sigurisht ata duhet trajtohen edhe në aspektin personal.

Nga ajo çka është thanë motivet mund të jenë puro politike, sepse privatisht nuk kemi asgjë me askënd”, ka thënë Zemaj. Ditën e djeshme u raportua se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe 3 deputetë të kësaj partie ishin objektiv i një atentati.

Nënkryetari i kësaj partie, Kujtim Shala u shpreh se informacionet për këtë plan i kanë mësuar nga përgjimet e disa bisedave të kryera nga shërbimet e një vendi të BE. Shala tha në të plan janë të përfshira dy organizata, njëra në Kosovë dhe tjetra jashtë saj, që ka marrë përsipër financimin e këtij plani.

Në një përgjigje për televizionin Klan Kosova, policia tha se i ka marrë masat e nevojshme lidhur me këtë rast kërcënimi për jetën. “Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Njoftimi i presidentit për “mbylljen e ambasadave”, shkakton reagime të shumta

Mbyllja e ambasadave të Maqedonisë së Veriut nëpër botë është anti-reformë diplomatike.…

Hamas u bën thirrje palestinezëve që të përballen me forcat izraelite

“Ajo që po ndodh në Xhaminë Al-Aksa është masakër e vërtetë dhe…

Haki Abazi: Vendimi për targat nuk është bërë kundër askujt, është vendim i qeverisë që duhet zbatuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është shprehur se vendimi për zbatimin…

26 raste të reja me koronavirus, shërohen edhe tre pacientë

Ministria e Shëndetësisë njofton  prej 330 testeve të realizuara gjatë 24 orëve…

Kongresistët kërkojnë që SHBA-ja të mos e njoh Vladimir Putinin si president pas vitit 2024

Kongresistët Steve Cohen dhe Joe Wilson kanë prezantuar një rezolutë për t’i…