Kur leximet e temperaturës filluan të vijnë nga stacionet e motit në Antarktidë në fillim të marsit, shkencëtarët në fillim menduan se mund të kishte pasur ndonjë gabim. 

Temperaturat, të cilat duhet të ishin ftohur me shpejtësi ndërsa vera e shkurtër e polit jugor u zbeh, po rriteshin. Në polin verior, po regjistroheshin gjithashtu temperatura të ngjashme të pazakonta. Rajoni ishte më shumë se 3 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja e tij.

Që atëherë, stacionet e motit anembanë botës e kanë parë merkurin e tyre duke u rritur si një valë globale meksikane.

Një valë të nxehti goditi Indinë dhe Pakistanin në mars, duke sjellë temperaturat më të larta në atë muaj që nga fillimi i regjistrimeve 122 vjet më parë.  Pranvera ishte më shumë si mesi i verës në SHBA, ndërsa Spanja pa se termometri  arriti në 40 gradë Celsius në fillim të qershorit dhe një valë e të nxehtit përfshiu Evropën, duke goditur Britaninë e Madhe javën e kaluar .

Shkencëtarët vërtetuan shpejt se këto temperatura rekord nuk janë dukuri natyrore. Një studim i publikuar muajin e kaluar tregoi se vala e të nxehtit të Azisë Jugore kishte 30 herë më shumë gjasa të ndodhte nga ndikimi i njeriut në klimë.

Vikki Thompson, shkencëtare klimatike në Institutin Kabot të Universitetit të Bristolit thotë se : “Ndryshimi i klimës po i bën valët e të nxehtit  të zgjasin më shumë në mbarë botën. Shkencëtarët kanë treguar se shumë valë specifike të të nxehtit janë më intensive për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu.

”Kjo lloj nxehtësie, thonë  shkencëtarët përbën një kërcënim serioz për shëndetin e njeriut, drejtpërdrejt pasi ushtron stres në trupin tonë dhe në mënyrë indirekte pasi dëmton të korrat, shkakton zjarre dhe madje dëmton mjedisin tonë si rrugët dhe ndërtesat.

Njerëzit e varfër vuajnë më së shumti, pasi janë ata që janë jashtë në fusha ose në fabrika, ose në rrugë pa strehë në mes të vapës dhe u mungon luksi i ajrit të kondicionuar. Shkencëtarët thonë se gjithnjë e më shumë vdekje po regjistrohen nga valët e të nxehtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Çfarë bën Zorica derisa Zaev flet në Kombet e Bashkuara (VIDEO)

Derisa kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalimin e tij para përfaqësuesve të…

Në Tetovë gjenden plantacione kanabisi, policia po heton rastin

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë informon se më 03 gusht 2021…

ASH-AAA dorëzon tekstin e Ligjit për Shtetësi tek grupi parlamentar i LSDM-së

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa ka dorëzuar tekstin e Ligjit për Shtetësi…

Blinken do të vizitojë Evropën për të siguruar aleatët për mbështetjen e SHBA-së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se planifikon të udhëtojë për…

BDI: Sekretariati sapo u avancua në ministri

Nëpërmjet një njoftimi nga partia shqiptare në pushtet BDI thuhet se “Kuvendi…